showbiz

Pushohen hetimet për videon e dhunës mbretërore/ Zbulohet kush e publikoi, ra në duart e partneres së re të Princ Lekës

Bëhet fjalë për hetimet që nisën pas publikimit në rrjet të videos së bujshme, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia sulmonin fizikisht njëri-tjetrin.

Në deklarimet publike, Princ Leka ka hedhur dyshimin se kjo video është nxjerrë nga strukturat e policisë, apo nga prokuroria kur ai dorëzoi videon.

Prokuroria e kryeqytetit, pasi ka çuar për gjykim dosjen për dhunë në familje ndaj Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj, ka pushuar çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Prokuroria e Tiranës ka hetuar dhe ka dalë në konkluzionin se kjo video ka dalë nga vetë princ Leka, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik. Celulari është kërkuar nga prokuroria por ky i fundit nuk e ka dorëzuar, duke deklaruar se e ka thyer nga stresi.

Nga verifikimet ka rezultuar se kjo video i është dërguar mikeshës së tij me të cilën dyshohet se është në lidhje, Blerta Celibashi.

Kjo e fundit pasi ka marrë videon,  pamjet i dërguar në kancelari për t’i kaluar në usb. Kur prokuroria i ka kërkuar celularin Blertës, ajo ka deklaruar se e ka futur në lavatriçe.

Është bërë verifikimi në kancelari, por punonjësja që ka asistuar Blertën ka thënë që është fshirë dhe nuk ka pasur mundësi ta shpërndajë.

Në këto kushte janë pushuar hetimet, por Prokuroria bën përgjegjës Princ Lekën sepse pamjet e shpërndara në media janë më të gjata se ato që ka prokuroria.

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet  dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babanë e kësaj të fundit Gjergj Zaharia, më 8 qershor.

Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, akuzohen për dhunë në familje. Hetimet nisën pas publikimit të një video dhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje. Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se çifti, prindër të një vajze të vogël, kanë vendosur të ndahen pasi kanë pasur konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi dhe se kishin ndërprerë bashkëjetesën. Kështu hidhet poshtë se martesa është zgjidhur për shkak të tradhtisë së Princ Lekës ndaj Elia Zaharias.

Konfliktet e çiftit u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre. Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.

Ndërsa Elia i është rikthyer jetës së saj profesionale dhe ngjitjes në skenë me disa vepra, nga ana tjetër Leka po shijon lidhjen e tij të të dashurisë.

të fundit

“Për`puthen” e merr Neda Balluku dhe Megi Pojani, ja cilët janë dy opinionistët e rinj

Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…

1 minute ago

Pas viktimave në Kiev, Ukraina hakmerret me një goditje ndaj infrastrukturës ruse

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…

11 minutes ago

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…

30 minutes ago

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…

56 minutes ago

Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, fëmija nga Korça dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…

1 hour ago

Vrasja e 61-vjeçarit në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit mes viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Abat të njësisë administrative Shalë, mbrëmjen e sotme, ku një 61-vjeçar u vra me…

2 hours ago