showbiz

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Zëri i Shpat Kasapit rikthehet edhe një herë te publiku, këtë herë përmes një kënge që mbart një histori të veçantë dhe shumë emocione.

Gati një vit pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit të dashur, është publikuar projekti muzikor “A je rahat pa mu”, të cilin Selvije Jao e ka ruajtur për muaj të tërë, derisa ka gjetur forcën për ta ndarë me publikun.

Të lidhura

None found

Përmes një rrëfimi në Instagram, Selvija ka zbuluar se historia e kësaj kënge kishte nisur pak para se Shpati të hynte në “Big Brother VIP Albania 5”, eksperiencë që ai nuk arriti ta jetonte.

Sipas saj, këngëtari i kishte dërguar katër versione demo, duke i kërkuar të zgjidhte të preferuarin. Selvija kishte zgjedhur pikërisht këngën që sot është publikuar, ndërsa plani fillestar ishte që projekti të lansohej gjatë qëndrimit të Shpatit në shtëpinë e famshme.

Por gjithçka ndryshoi pas ndarjes së tij nga jeta në nëntor të vitit të kaluar.

Selvija ka treguar se rreth muajit mars ose prill, kënga i kishte mbërritur e përfunduar nga producenti Anton Prendi. Ajo ka falënderuar edhe Arti Rec dhe Imperial B për kontributin e tyre, duke veçuar përkushtimin dhe mbështetjen ndaj Shpatit.

Megjithatë, për muaj të tërë ajo kishte vendosur ta mbante këngën vetëm për vete, pasi emocionalisht nuk ndihej e gatshme ta ndante me të tjerët.

“Sot, titulli ‘A je rahat pa mu’ më dhemb më shumë se çdo fjalë tjetër”, ka shkruar ajo, duke treguar se kjo këngë sot ka marrë një kuptim krejt tjetër.

Në fund, Selvija e ka përshkruar publikimin si një amanet të Shpatit, përmes së cilit dëshiron që zëri i tij të vazhdojë të jetojë dhe të mos harrohet kurrë.

Kështu, “A je rahat pa mu” nuk është thjesht një tjetër projekt në repertorin e këngëtarit të ndjerë, por një kujtim i veçantë që tashmë do të jetojë edhe përmes muzikës së tij. /Prive.

të fundit

Protesta e 133-të mbyllet me thirrjen “Nesër më shumë”, dorëheqja e Ramës mbetet kërkesë e pandryshueshme

Më thirrjet “Nesër më shumë”, ka përfunduar edhe protesta e 133 kundër qeverisë. Qytetarët shprehen të vendosur se revolta nuk…

10 minutes ago

Bajrami: Only 65% of children have been vaccinated against measles, risk of spread remains high

Në vendin tonë përfshierja me vaksinën kundër fruthit apo MRP-së është në nivel të ulët deri në 65 përqind, thekson…

17 minutes ago

Entry to Skopje Fortress will be charged after renovations are completed

Hyrja në Kalanë e Shkupit do të jetë me pagesë pasi lokaliteti të rregullohet plotësisht dhe të vihet në funksion,…

17 minutes ago

Trump kërkon udhëheqës të ri për Ukrainën pas përplasjes me Zelenskyn për naftën ruse

Marrëveshja e Donald Trump dhe Vladimir Putin për naftën ruse thyen raportin e presidentit amerikan me homologun e Ukrainës, Volodymyr…

18 minutes ago

Matoshi links criticism of the President to efforts to oust Hamza

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj Presidentes, duke pretenduar se ato lidhen me…

18 minutes ago

Matoshi i lidh kritikat ndaj Presidentes me përpjekjet për rrëzimin e Hamzës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj Presidentes, duke pretenduar se ato lidhen me…

22 minutes ago