showbiz

“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të thashë ‘jo’”/ Selin përplaset me Mirin, banori: Nuk e besoja, por i detyrohesha

Selin dhe Miri janë kthyer nga miq në rivalë. Dy banorët e Big Brother VIP 5 nuk i kanë kursyer përplasjet me njëri-tjetrin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të dy ata vendosën që të sqarohen se si lindën debatet e tyre, duke u kthyer te pyetjet që i bënë njëri-tjetrit në Prime, nëse kanë ndjenja.

Të lidhura

None found

Selin e ka pyetur se përse Miri ka vazhduar me akuza edhe pasi e mori përgjigjen, ndërsa ky i fundit u shpreh se nuk ka bërë asnjë akuzë, teksa pyetja erdhi si një shpjegim që i detyrohej atij, familjes së tij dhe publikut.

Pjesë nga debati-

Selin: Si del ti të akuzosh një vajzë që ka ndjenja për ty?

Miri: Nuk akuzova.

Selin: Po, ti ke akuzuar.

Miri: Jo, unë të kam pyetur. Vajzë e dashur, siç më ke pyetur ti, si e dallon me eksperiencën tënde që një mashkull ka ndjenja për ty.

Selin: Unë nuk e kam ndjerë.

Miri: As unë.

Selin: Unë kam thënë që instinkti im femëror nuk gabon. Instinkti im është shumë i lartë. E kam thënë që Miri nuk ka ndjenja për mua, nuk më ka ngacmuar ndonjëherë seksualisht. Kur kemi bërë debatin tonë, të kam thënë që nuk i kam ndjerë ndonjëherë këto gjëra, por duke dëgjuar 15 veta që më akuzojnë, po të pyes. Kur mora përgjigjen çfarë bëra unë? Shkova te njerëzit e tjerë, apo e lashë me përgjigjen “Jo” dhe nuk të kam ngacmuar më?

Miri: Kush është pyetja? Se po bën një koment kot tani. E ka parë gjithë dynjaja atë.

Selin: Në momentin që ti pyete nëse kam ndjenja për ty dhe unë të thashë “Jo”, ti pse vazhdove në vijim me akuzat e tua dhe të lejosh njerëzit të flasin që unë kam ndjenja për ty. Pse vazhdove akuzat kundrejt meje?

Miri: Unë nuk kam vazhduar asnjëherë të të akuzoj ty kur ti je përgjigjur “Jo” për këtë gjë. Nuk e kam vazhduar kurrë më dhe nuk e kam bërë vetë një akuzë të tillë. Jam detyruar edhe unë të futem në siklet te kjo gjë dhe të pyes ty siç më ke pyetur dhe ti mua. Është e njëjta situatë. Siç kishe ti merakun duke dëgjuar 15 veta këtu që mua më akuzojnë për këtë gjë, edhe unë kisha të njëjtin merak…

Selin: Sa veta ke dëgjuar ti?

Miri: Një e gjysmë. Kam thënë që nuk e besoj këtë gjë, por i detyrohem vetes time, publikut dhe familjes time që të të pyes ty drejtpërdrejtë. Ke thënë “Jo” dhe nuk e kam komentuar. Vazhdimi i pyetjes me koment është, pse nuk i mbyll ti gojën atyre? E more përgjigjen?

Selin: Përgjigje alla-Miri se do Miri të kthejë përgjigje. Pyetja ime e radhës është, përse ti nuk ke akuzuar më pasi ke marrë përgjigjen, por sa herë që dy veta ta kanë hapur këtë temë bisede, ti i ke dëgjuar, i ke mbështetur dhe del një klip në Prime.

Tags: MiriSelin

të fundit

Presidentja ia rikthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vendosur ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e…

2 minutes ago

Kurti zhvillon takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Budva

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, në margjinat e Samitit XIII…

3 minutes ago

Macron warns of ban on illegal protests and accuses the far left of unrest in France

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të enjten se protestat që konsiderohen “të paligjshme” do të ndalohen në ditët në…

10 minutes ago

On the tenth day of protests, students demand Rama’s departure as rally moves to the Prime Minister’s Office

Një protestë maratonë e studentëve dhe e qytetarëve është mbajtur sot më 22 tetor. Protesta ka nisur që në orën…

11 minutes ago

Salianji për Middle East Eye: Protestat kundër Ramës dhe Berishës, studentët kërcënohen dhe policia shpërblehet për dhunën

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur për median Middle East Eye në lidhje me protestat kundër qeverisë që kanë përfshirë vendin…

11 minutes ago

Protests against the government/ Court rules eight arrests unlawful and orders the release of 11 protesters

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shpallur të paligjshme arrestimin e tetë personave të ndaluar…

11 minutes ago