showbiz

Pse Taylor Swift komentohet kaq shumë, edhe kur “bota nuk sillet” rreth saj?

E keni vënë re sa lehtë flitet për Taylor edhe kur tema nuk e përfshin fare?

Si fillim duhet theksuar se Taylor është gjithandej. Në media, në evente, në televizion, në stadiumet dhe sallat më të mëdha të koncerteve në botë, emri i saj shfaqet edhe kur nuk është fizikisht aty.

Bond Benton, profesor i komunikimt dhe medias në Montclair State University ka studiuar pikërisht efektin që ka përmendja e emrit të Swift në media.

Vetëm fakti që është bërë një studim për këtë çështje mbështet fort fuqinë që ka figura e këngëtares me famë botërore. “Prezenca e Taylor në çdo material publik rrit ndjeshëm interesin,” shkruan në studim Benton.

Ajo që habit shumicën e njerëzve është fakti që Taylor përmendet edhe kur tema nuk lidhet me të drejtpërdrejt. Por pse ndodh kjo?

Shembull: Në shtator, CBS News ka publikuar një artikull mbi Travis Kelce, asokohe i dyshuar si partneri i ri i Taylor Swift.

Artikulli kishte të përmendur në titull emrin e këngëtares dhe vetëm dy herë në tekst pavarsisht se ajo nuk kishte asnjë lidhje direkte me artikullin.

Ky shkrim mori rreth 3 milionë shikime vetëm në platformën X.

“Sipas raportimeve, 2.8 milionë shikime ishin tërhequr nga përmendja e Swift, ndërsa pjesa tjetër kishin interes për temën specifike,” shprehet Benton.

Sipas tij, Taylor ka aftësinë të bëjë bashkë dashamirësit dhe personat që nuk e pëlqejnë dhe të hapë debate të forta mes tyre.

të fundit

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit/ Nga nesër probleme me furnizimin e ujit të pijshëm në Durrës

Nga dita e nesërme njoftohen të gjithë abonentët në Durrës se mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të…

11 minutes ago

“Kukulla e shtëpisë, e shoh si finaliste”/ Cilët nga konkurrentët e BBV5 do prekin finalen sipas Stelinës?

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka…

27 minutes ago

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar…

48 minutes ago

Vendimi i Qeverisë/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi.…

1 hour ago

Çfarë është Super Bowl, sfida e dy Konferencave NFL! Detajet e spektaklit të madh të 9 shkurtit

Super Bowl 2026 do të zhvillohet natën mes 8 dhe 9 shkurtit. Edicioni i 60-të do të diskutohet mes New…

1 hour ago

La Liga/ Në Europë askush si Real-i, Mbappe me shokë kanë fituar 11 penallti në 22 ndeshje

Reali i Madridit është skuadra, e cila ka fituar më shumë penallti këtë sezon. Sipas statistikave penalltia e fitores që…

1 hour ago