showbiz

Pse oficerët e policisë hyjnë në shtëpinë e Will Smith pas bujës në Oscar

Disa oficerë policie të Los Angeles shkuan në shtëpinë e Will Smith ditën e martë, vetëm pak ditë pas skandalit të “Oscars” ku aktori goditi me shuplakë Chris Rock në skenë gjatë ceremonisë.

Oficerët u panë duke hyrë në rezidencën e Smith me një makinë patrullimi rreth orës 14:40, sipas raportimit të ‘Splash News’ ndërsa kanë shkrepur fotot e automjetit të policisë. Lizette Salcon, një zëdhënëse e Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit, ka treguar për ‘Page Six’ se policia mbërriti pasi dikush raportoi një dron që fluturonte nëpër lagje por nuk konfirmoi nëse ishte aktori i cili ka bërë ankesën apo ndonjë fqinj tjetër.

Të lidhura

None found

“Ne sapo e dërguam atë grup atje për të gjetur vendndodhjen e dronin dhe për të parë nëse kishte një paparacë apo çfarë po ndodhte,”- tha Salcon. “Por kur oficerët arritën atje, ata nuk ishin në gjendje ta gjenin dronin. Ajo tashmë ishte larguar nga zona.”

Ndërsa Chris Rock, ka vendosur të mos ngrejë akuza , shumë kanë pyetur veten nëse aktori i “King Richard”, do të përballej me pasoja ligjore pas aktit të dhunës që bëri kundrejt komedianin për një shaka në lidhje me gruan e Smith, aktoren Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga gjendja e rënies së flokëve alopecia.

Rikujtojmë se Will i kërkoi falje Rock -ut përmes Instagram-it të hënën, duke thënë: “Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.

Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

të fundit

FOTOLAJM/ Droga brenda burgut 313, kokaina dhe hashashi u gjetën të fshehur në makaronat e gatuara

Një sasi kokaine dhe kanabisi, u zbulua një ditë më parë brenda ambienteve të burgut 313, në Tiranë. Droga dyshohet…

7 minutes ago

A po merr fund ngërçi politik në Kosovë? Konjufca: Kandidaturat për president janë përcaktuar

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje duket se i ka emrat për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Sipas mediave në Kosovë, emrat nuk…

13 minutes ago

SHBA-ja e largon nga lista e sanksioneve shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Abu Qatada al-Albani

Abdul Samrez Jashari, i lindur në Maqedoninë e Veriut dhe i njohur edhe si Abu Qatada al-Albani, është hequr nga…

24 minutes ago

Two US Aircraft Leave Bulgaria, Bringing Relief to Bezmer, but Fears of an Iranian Attack Remain

Largimi i dy avionëve amerikanë të furnizimit me karburant nga Baza Ajrore Bezmer në Bullgari ka sjellë lehtësim te banorët…

24 minutes ago

Canada’s Trade Countermove Challenges the Reach of U.S. Power During the Trump Presidency

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kanadasë po përballen me një tjetër përplasje të fortë, pasi bisedimet për një marrëveshje të re…

25 minutes ago

Caught with a Firearm in Palasë: Court Rules on Elvis Kosova, 40-Year-Old Threatened and Assaulted His Wife

Gjykata e Vlorës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elis Kosovën, i njohur edhe si “Visi i…

25 minutes ago