showbiz

Pse kënga “Duart Lart” e Vlashent Satës është kaq e veçantë?

Këngëtari dhe kompozitori Vlashent Sata ka publikuar prej disa ditësh këngën e tij më të re, të cilën e interpretoi edhe natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH. “Duart Lart” titullohet krijimi i tij i fundit, një këngë që mbart pas vetes një histori të trishtë, të tmerrshme, por mbi të gjitha shumë aktuale dhe të vërtetë.

“Kjo këngë ka lindur nga një imazh që e kam parë vetëm një herë. Ishte imazhi i një ushtari që kishte mbështetur pushkën në trupin e një djali 9 apo 10-vjeçar. Djali ishte në gjunjë, me dorën në plagë, duke thirrur të atin, derisa shtrihet dhe mbaron. Ishte një imazh që nuk më la të flija. U ngrita dhe e shkrova këtë këngë,” rrëfen Vlashenti.

Si baba i një djali 3-vjeçar, por edhe si një artist i ndjeshëm dhe i ndërgjegjshëm, Vlashent Sata na e përcjell këtë histori në një mënyrë që na detyron të ndalemi dhe të reflektojmë. Teksti i këngës, i thjeshtë por i fortë, na përball me një realitet të dhimbshëm: në prag festash, në shumë vende të botës njerëzit nuk festojnë, por luftojnë për jetën e tyre.

“Duart Lart” vjen si një protestë muzikore kundër luftës, duke prekur figurën më të pafajshme që ekziston – fëmijën. Në përditshmërinë tonë shpesh jemi aq të zënë, saqë edhe pas qindra lajmeve dhe imazheve që na serviren çdo ditë, çdo minutë, nga lufta në Gaza apo në Ukrainë, ndalojmë së reflektuari. E shohim, por nuk ndalemi; dëgjojmë, por nuk përjetojmë.

Sigurisht, ajo që kemi realisht në dorë të bëjmë është pothuajse asgjë. Por muzika ka fuqinë të na ndalë për një çast, të na shkëpusë nga rrjedha e jetës sonë dhe të na bëjë të “vajtojmë”, ashtu siç bën edhe Vlashenti në këtë këngë. Të vajtojmë për pamëshirën e marrjes së jetës së një fëmije përpara syve të prindërve të tij, nga një armë e ftohtë, pa ndjenja.

Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron veçantia e “Duart Lart”: në faktin se nuk kërkon zgjidhje, por ndërgjegjësim; nuk bërtet, por prek; nuk harron, por na kujton se humanizmi duhet të jetë gjithmonë më i fortë se lufta.

Pjesë nga teksti i këngës:

Burra që kujtojnë janë Zot

Luftë po bajnë, po vriten kot

Ku je Zot?

Ti rrin tuj pa e s’ban gja, ti s’thu gja…

Ti fëmijë, pritëm deri sa të vij…

të fundit

“Jemi ende gjallë dhe në këmbë”, Berisha nga Korça: Kishin projektin “Shqipëria pa opozitë”, por ne triumfuam, u ringritëm si feniksi nga hiri

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot takimin e radhës të Foltores së tij nga qyteti i Korçës, që…

37 minutes ago

Genta Ismajli rikthehet me projekt muzikorë? Ja çfarë ka thënë ajo në një intervistë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ngjallur interes dhe emocion te publiku me deklaratat e saj të fundit, duke…

49 minutes ago

Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, automjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë

Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person…

1 hour ago

Irani: Jemi në luftë totale me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën! Po na rrethojnë në çdo aspekt

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha në një intervistë të shtunën se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Evropa po zhvillojnë “luftë…

2 hours ago

Sulmet ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur, Polonia mbyll aeroportet për arsye sigurie

Polonia ka mbyllur gjatë natës dy aeroporte për arsye sigurie, pas sulmeve të rënda ajrore ruse në Ukrainë, njoftuan sot…

2 hours ago

E diela sjell kthesën drastike të motit! Ja sa priten të ulen temperaturat

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë pasdite një parashikim për kushtet e motit gjatë fundjavës. Sipas të dhënave meteorologjike, e…

3 hours ago