“Zemër Luana” spektakli i argëtimit nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës ka hapur siparin dhe publiku ka qenë mjaft kurioz për të mësuar se cilët do të jenë kapitenët e dy skuadrave.
Ky lajm u konfirmua nga vetë Luana në hapjen e programit, ku prezantoi dy kapitenët që do e shoqërojnë këtë sezon të “Zemër Luana” dhe ia doli të bëjë bashkë dy nga aktorët më të përfolur të humorit, por që nuk flasin me njëri-tjetrin. Ata janë Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku.
None found
Dyshja refuzuan të përballeshin në skenë, por edhe pse tensioni shihej mes tyre, programi dhe argëtimi filloi!
Mirëpo pak para fundit të episodit të parë të “Zemër Luana”, dy kapitenët u përballën me pyetjet pikante në sfidën përmbyllëse të programit: “Në gojë të luanit hedhim halle”!
Ata patën të njëjtën pyetje, arsyen se pse janë zënë me njëri-tjetrin dhe të dy folën rreth kësaj çeshtje, por nuk dhanë arsyen.
Besi u shpreh për Olsin se e ka ende si një vëlla të vogël dhe siç mund të ndodhë me vëllezërit edhe ata patën një krisje në marrëdhënie. Ndërsa Olsi zbuloi se nuk kanë folur për një kohë të gjatë gjithashtu edhe nuk kanë qendruar bashkë, mirëpo e përmbylli me një frazë mjaft emocionuese duke thënë se pavarësisht se ç’mund të ndodhë ata kanë një “kontratë vllazërore” që nuk prishet kurrë. Epo autorja dhe moderatorja Luana Vjollca ia doli t’i pajtonte dhe më fund kapitenët u përqafuan me njëri-tjetrin.
Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...
Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë vendimin për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas…
Tirana mposhti Teutën në “Selman Stërmasi”, për llogari të javës së 11-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim…