showbiz

“Pse ika në kulmin e karrirës”, bëhet “e gjallë” këngëtarja shqiptare e viteve ’90, shikoni si duket sot (FOTO LAJM)

Mimoza Selimi është një ndër këngëtaret e njohura shqiptare, që është shkëputur prej vitesh nga tregu muzikor. Ajo jeton tashmë në Zvicër dhe vazhdon të jetë po aq e bukur sa dikur.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Mimoza ka rrëfyer gjithçka, nga momenti që la Shqipërinë, paragjykimet që i bënin dhe deri te jetesa në Zvicër, ku u has me tre humbje tragjike në jetë, dy vëllezërit dhe babai.

Të lidhura

None found

“Unë mendoj që kam lindur kështu. Gjithmonë më kanë pyetur se kush është stilisti jot, por unë vishem vetë. Unë i kam veshur minifundet që në atë kohë, dhe më shihnin kur kam punuar në estradën e Tiranës. Unë i vishja por shumë klas, jo ekzagjëruar. Edhe më kritikonin, ndërkohë ato sot i veshin vetë.

Unë ika në një kohë kur karriera ime po fillonte, në kulmin e saj. Epo kështu ishin rrethanat, më detyruan. Më hoqën nga programi i mëngjesit sepse mora pjesë në një event të Partisë Demokratike. Por ky ishte një pretekst, sepse unë nuk vija nga një familje e ngritur, nuk isha as dashnorja e filanit, më falni për fjalorin.

Mendonin se isha malësore, kur e merrnin vesh që isha Jugu, më thonin: ‘Ua po ti qenke e jona’.

Unë e kam vuajtur jashtë mase. Unë e them gjithmonë, që malok nuk të bën vendi nga vjen, por mendësia.

Unë u largova në Zvicër, kam kënduar gjatë gjithë kohës. Nuk kam bërë karrierë internacionale, por kam prezantuar. Gazetat këtu kanë shkruar për mua si ambasadore e artit në Shqipëri. Për disa vite,. Nuk kam dashur të këndoj, sepse kam humbur dy vëllezër dhe babain. Edhe nuk mund ta merrja dot veten. Ndërsa tani dua të këndoj, pasi edhe ata do të donin që unë të jem e lumtur”, tregoi këngëtarja.

të fundit

BIRN: Mbi gjysma e vendimeve për lirinë e shprehjes shfaqin tregues SLAPP, 50 raste me rrezik të lartë

Një raport mbi lirinë e shprehjes në praktikën gjyqësore identifikon 171 vendime me të paktën një nivel rreziku nga paditë…

2 minutes ago

Një segment i Rrugës B mbyllet përkohësisht për garën e çiklizmit

Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B do të jetë i…

9 minutes ago

Kriza bankare trondit Paraguajin, Santiago Peña arrestohet pas shkarkimit

Presidenti i Paraguajit, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra përmes një procedure impeachment dhe është vendosur në arrest shtëpie, pas…

10 minutes ago

Krasniqi: Dështimi i Lojërave Mesdhetare do të më largonte nga lëvizja olimpike

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të…

14 minutes ago

Gjilani pret Malishevën, Feronikeli ’74 sfidon Ballkanin në të shtunën e Superligës

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 13-të.Java…

15 minutes ago

Mali i Zi me 23 kapituj të mbyllur drejt BE-së, perspektiva për shqiptarët e Ulqinit dhe Malësisë

Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash me Bashkimin Evropian dhe ka avancuar më tej drejt anëtarësimit.…

19 minutes ago