showbiz

Pse gënjyen për zënkën? Stresi flet “gjerë e gjatë” për Noizyn: Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë

Reperi i njohur Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për ku mes të tjerash ka folur dhe për bashkëpunimin e publikuar pak ditë më parë me Noizyn.

“Të them të drejten, jam interesuar duke pyetur dhe Noizy-n. Në Londër jemi numër 1 ‘trending’ prej tre ditësh dhe është shumë një këngë shqiptare të qëndrojë numër 1 ‘trending’ në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga po ecën me ritmet e huaja, me thënë të drejtën e kemi pritur kështu. Çdo gjë ka qenë me paramendim, edhe shakaja që bëmë”, tregoi ai rreth bashkëpunimit të tyre.

I pyetur rreth zhurmës që shkaktuan në rrjet duke u shtirur sikur ishin zënë, Stresi zbuloi se ishte ideja e tij.

“Ideja ishte e imja, i thashë Noizy-t që ta bëjmë. Mirë më tha, po para koncertit. Edhe na erdhi mundësia para se të nxirrnim këngën. Njerëzit që ne na besojnë dhe kanë parë sa e shëndetshme është si shoqëri, janë mërzitur shumë nga kjo shaka, njerëz që me të vërtetë i vlerësoj, kurse njerëzit që me padurim presin të zihemi, çfarë nuk thanë. Ne i shihnim dhe vetëm qeshnim. Është shumë e vërtetë që ne kemi patur ato zënkat tona. Unë jam 36 vjeç tani dhe imagjino si kemi reaguar 23 vjeç. Janë rrethana të ndryshme, çdo gjë ka ndryshuar. Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë, këtë ta them me dorë në zemër. Po nuk ia dolën dot ata njerëz. Unë jam pro i çdo njeriu që pajtohet me dikë. Kanë kaluar kur kemi qenë adoleshentë, se tani jemi në një moshë që nuk mund të bëjmë asnjë gabim. Nuk ka gjë më të mirë se dy njerëz të pajtohen. Fatkeqësisht ne kemi një publik shumë vulgar”, u shpreh reperi.

të fundit

“Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin

Një zhvillim i fortë juridik ka shoqëruar çështjen e bujshme të operacionit policor “Metalurgjiku” në Elbasan. Pas një seance maratonë…

5 minutes ago

Trupi i djegur në Llogara: Misteri rreth vdekjes së ish-efektivit të Shqiponjave, hetimet shkojnë edhe drejt pistës së vrasjes

Trupi i djegur që u gjet brenda një automjeti në Qafën e Llogarasë i përket ish-efektivit të policisë, Artjon Xhelo.…

22 minutes ago

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ndryshoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur dhe Kualifikimit dhe shkarkoi nga detyra prokurorit…

36 minutes ago

SPAK kërkon zyrtarisht arrestimin e Belinda Ballukut, zbardhen hapat që duhet të ndjekë Kuvendi pas marrjes së kërkesës së Prokurorëve të Posaçëm

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) iu drejtua këtë të martë zyrtarisht Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit dhe…

1 hour ago

Arratisja e Ergys Agasit? Gazetarja Hoxha publikon bisedën: Mbërrite në Dubai?

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar përmes një postimi në Facebook, një bisedë të ndodhur, ku dyshohet se bëhet fjalë për…

2 hours ago

“Ka dy rrugë për largimin e Ramës”, Salianji: Berisha në vend që të mbledhë njerëz për protestën, na kërkon llogari pse mblidhemi

Ervin Salianji kritikoi mbledhjet e fundit të Partisë Demokratike, duke theksuar se ato shpesh shndërrohen në “gjyqe ndaj demokratëve” dhe…

2 hours ago