Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, moderatori Ledion Liço e informoi DJ Gimbon për zhvillimet e fundit që lidhen me Gjestin.
Ai i tregoi se reperi ka qenë i përfshirë në një incident të ndodhur ditët e fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.
None found
Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.
Lajmi e befasoi DJ Gimbon, i cili reagoi menjëherë me humor dhe habi.
“Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë”, tha ai, duke iu referuar faktit që sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother-it, ndërsa miku i tij ndodhet tashmë në paraburgim.
Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet. DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.
Reagimi i tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave të dyshes, të cilët prej kohësh njihen për miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre në skenën muzikore.
Në listën “Europe’s Most Wanted” janë përfshirë gjashtë gra të kërkuara nga autoritetet e vendeve të ndryshme evropiane. Mes tyre…
Ndërsa Mali i Zi po fillon kontrollet mbi lidhjet midis medias, telekomunikacionit dhe Alta Bank, në Maqedoni gjithçka është provuar…
Avokati i njohur Saimir Vishaj, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe është i intubuar në Spitalin e Traumës.…
Regjisori i njohur amerikan Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje në Los Angeles, të…
Dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu gjatë natës një…
Kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, reagoi me një postim në Facebook pas humbjes së kandidatit të koalicionit "Maqedonia…