Reperi i njohur amerikan A$AP Rocky po vazhdon ta mbajë jetën e tij private larg vëmendjes së tepërt mediatike. Gjatë një paraqitjeje në episodin e 4 shkurtit të emisionit Celebrity Substitute, të moderuar nga Julian Shapiro-Barnum, artisti 37-vjeçar shmangu një pyetje direkte në lidhje me marrëdhënien e tij me këngëtaren Rihanna.
Në këtë format televiziv, ku nxënës të shkollave publike intervistojnë personazhe të famshëm, një nga fëmijët e pyeti Rocky-n nëse ishte i martuar me Rihanna-n. “Është një pyetje interesante ajo që më bëre”, u përgjigj reperi, përpara se ta kthente situatën me humor duke e pyetur vogëlushin nëse do të preferonte që në vend të tij të ishte Rihanna. “Ti do Rihanna-n, apo jo? Epo sot më ke mua”, shtoi ai.
A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, dhe Rihanna e bënë publike lidhjen e tyre në nëntor të vitit 2020. Çifti është prindër i tre fëmijëve: djemtë RZA Athelston, 3 vjeç e gjysmë, dhe Riot Rose, 2 vjeç, si dhe vajza e tyre më e vogël, Rocki Irish, e lindur në shtator të vitit të kaluar.
Gjatë intervistës, reperi foli edhe për mënyrën se si ai dhe partnerja e tij po i rrisin fëmijët në një ambient të mbushur me muzikë. Ai tregoi se u luan atyre zhanre të ndryshme, nga Michael Jackson dhe The Beatles, deri te muzika psikedelike dhe reggae. “Ne jetojmë në një shtëpi muzikore, shumë të larmishme”, u shpreh Rocky.
Së fundmi, reperi ka rrëfyer edhe takimin e parë me Rihanna-n, duke treguar se u njohën jashtë një klubi nate në Nju Jork, në një kohë kur ai ende nuk ishte i famshëm.
Këtë të enjte, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit…
Ernest Çela, fqinji i familjes Kola, 4 anëtarët e së cilës ndërruan jetë mbrëmjen e 4 shkurtit në Porcari në…
Teksa rrugëtimi i Mirit në Big Brother VIP po ndiqet nga një numër i madh shikuesish, një detaj interesant ka…
Ish-presidentit të Kosovës që po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë gjatë gjithë kohës i përgjohen bisedat me vizitorë.…
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente në Bashkinë Durrës. Organi i akuzës po avancon me hetimet, në lidhje me penal…
Britney Spears ka folur sërish hapur për marrëdhëniet e vështira me familjen e saj, duke pranuar se ndihet e vetmuar…