showbiz

“Provuam për vite me radhë të kishim fëmijë”, Edisa përlotet: Kjo solli ndarjen, ndiheshim fajtorë

E ftuar në nje emision televiziv ka qenë ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP, Edisa Demollari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu ka rrëfyer më shumë nga jeta personale.

Kush nuk do që të bëhet nënë? Kush është ajo femër që nuk e ka dëshirën që t’i ketë krahët plot, por jeta jo gjithmonë të çon në një trajektore që ti ke menduar kur je e vogël. Edhe te pjesa kur më sulmojnë për moshën, ishin po të njëjtët ata komentues që thanë se ti je e dështuar sepse je 35 vjeç dhe nuk ke fëmijë dhe ata që pasi doli lajmi thanë ‘Ua po ti paske fëmijë si je kështu?’

Të lidhura

None found

Dëshirën e kam të madhe dhe shpresoj që të jem sa gjysma e nënës sime dhe çereku i gjyshes dhe motrës sime për mëmësi. Por atë gjë e di Zoti lart dhe nuk është gjithmonë në dorën tonë.

Gjatë marrëdhënies që unë kam patur të konsoliduar dhe të deklaruar që kemi qenë gati për martesë absolutisht që kemi dashur shumë të dy që të bëheshim prindër dhe arsyeja e ndarjes erdhi pikërisht sepse diçka për një arsye apo për një tjetër nuk po funksiononte dot dhe ne nuk arritëm dot. E provuam për vite me radhë dhe nuk ndodhi, kjo solli shumë zënka në çift derisa përfunduam në ndarje. Njerëzit e kanë shumë të lehtë që ta gjykojnë, ato lotë që unë kam derdhur ato kohë kur bëja testet e shtatzënisë dhe më dilnin negativ, edhe kur analizat dilnin shumë mirë. Asnjëri nga ne nuk kishte problem dhe fëmija nuk po vinte, e donim por ndiheshim fajtorë. Ishin momente shumë të dhimbshme.

Tags: Edisalidhja

të fundit

“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, Deklarata e Rogertit: Më ka bërë gruan xheloze!

Pak ditë para finales, Rogerti ka deklaruar brenda shtëpisë së Big Brother se për Juelën ka pasur pëlqim, por për…

11 minutes ago

Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: I thanë se Monika ka të dashur. Në 33 vite jetë me të, më linte të bëja çfarë të doja

Monika Kryemadhi ka folur ditën e sotme edhe për marrëdhënien e saj me Ilir Metën, për të cilin u shpreh…

27 minutes ago

Aleksandër Vuçiç: Për shkak të mohimit të shkeljes së integritetit territorial të Serbisë, jemi të papajtueshëm me politikën botërore

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka marrë pjesë në Konferencën Globale të Politikës, ku ka folur për fuqitë e mëdha, SHBA-në…

43 minutes ago

Alarmi për bombë në qendrën tregtare “Toptani”, reagon policia

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet për bombë, ka reaguar policia e Tiranës. “Rreth orës 20:10, shtetasi…

1 hour ago

Lala tregon mekanizmin e ish-drejtoreshës së AKSHI-t për të fshehur pasurinë: Nga kutitë e verës me para, te “tradhtia” e shoferit! Karçanaj jetoi deri në gusht të 2025 te Dublexi në Qerret

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Kjo Javë në News24, tregoi detaje nga dosja e AKSHI-t dhe përfshirja e…

2 hours ago

Trump nuk dërgoi Witkoff dhe Kushner në Pakistan/ Ministri i jashtëm iranian i lumtur: Ishte vizitë e frytshme me përpjekje vëllazërore për të rikthyer paqen

Pasi Trump, anuloi udhëtimin e të dërguarve të tij në Islamabad të Pakistanit, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, thotë…

2 hours ago