showbiz

Protestat kundër dasmës së Jeff Bezos “zhvendosin” festimet nga zemra e Venecias

Dasma e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, me gazetaren Lauren Sanchez ka ndezur reagime të forta në Venecia, ku protestuesit pretendojnë se kanë arritur një fitore simbolike duke detyruar zhvendosjen e një pjese të festimeve martesore.

Grupi aktivist “No Space for Bezos” kishte paralajmëruar ndërhyrje dhe bllokim të kanaleve përreth ndërtesës historike Grande Scuola Misericordia, ku besohej se më 28 qershor do të mbahej festa përmbyllëse e dasmës. Përballë presionit, organizatorët thuhet se kanë ndryshuar planet, duke e spostuar festën në zonën detare të Arsenale-s, më larg qendrës piktoreske të qytetit.

“Fitore! Bezos nuk do ta festojë në qendër. Kanë ikur në Arsenale!” – shkroi grupi në rrjetet sociale. Ata shtuan se edhe jahtet luksoze të Bezos, Koru dhe Abeona, nuk do të ankorohen më në portin venecian.

Festimet e çiftit pritet të zgjasin tre ditë:

-26 qershor: pritje në Lido

-27 qershor: ceremonia martesore në ishullin San Giorgio Maggiore

-28 qershor: festa e madhe, tashmë e zhvendosur në Arsenale

Aktivistët kanë shfaqur protesta simbolike në pika ikonike të qytetit, përfshirë vendosjen e pankartave me emrin e Bezos të shënuar me kryq mbi urën Rialto. Greenpeace gjithashtu u përfshi, duke vendosur një banderolë gjigande me portretin e miliarderit dhe mbishkrimin:

të fundit

Trump në samitin e NATO-s: Mendojmë se konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka mbaruar, ishte vetëm një luftë 12-ditore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e nisi fjalimin e tij duke falënderuar Holandën për organizimin e samitit të NATO-s dhe…

11 minutes ago

U rrëzua nga shkallët e banesës, ndërron jetë i moshuari në Devoll

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Devoll, ku një 87-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në…

28 minutes ago

FIFA në një situatë të vështirë: Trump u ndaloi iranianëve hyrjen në SHBA, çfarë do të ndodhë me lojtarët e ekipit kombëtar?

FIFA po përballet me një dilemë të ndjeshme përpara Kupës së Botës 2026, e cila do të organizohet nga SHBA,…

33 minutes ago

Goditje e dyfishtë në sulm, Juventusi “blindon” repartin ofensiv

Teksa po punojnë për të mbyllur marrëveshjen me Dusan Vlahovic, Juventusi ka përparuar edhe për afrimet e mundshme. Një prej…

34 minutes ago

EMRI/ Policia publikon pamjet kur 34-vjeçari merr me forcë 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me… (VIDEO)

Shtetasi Luel Rabija (Pjetri), ka rënë në prangat e policisë Tiranë, pasi akuzohet se ka marrë me forcë në makinën…

38 minutes ago

Alvaro Morata drejt rikthimit në Serie A, në kontakte zyrtare me klubin italian

Alvaro Morata është shumë pranë rikthimit në Serie A, pasi Como ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin spanjoll, raporton…

39 minutes ago