Editoriali i kësaj të diele i moderatorit të “Kosheres” Bes Kallaku i dedikohet propagandës së qeverisë.
Ai thotë se politikanët tanë na e servirin vendin si diçka që nuk është në të vërtetë. Madje, do të vijë një moment që sipas Besit, do të jemi si në Korenë e Veriut, ku në lajme do të thuhet që numri i aksidenteve është zero, apo edhe Beyonce ka kërkuar pasaportë shqiptare.
None found
Në fund, Kallaku e mbyll fjalën e tij duke u shprehur se e gjitha ajo çfarë na ofrohet nga propaganda është thjesht një ëndërr.
“Po plasëm mo vëlla, është bërë propagand gjithë andej dhe tani më në fund 3D u bë ministri, ‘Ministria e Propagandës’. Kur dëgjojmë këta politikanët tanë, ministrat, kryeministrinë, lart madhërinë e tij si na e propagandojnë Shqipërinë, themi: ‘Ore ku o ky vendi, të shkojmë ta shohim një herë, mos të vdesim pa e parë këtë vendin’. Jo mo jo, thonë, kjo është Shqipëria se kështu na duket ne, po nuk është ashtu. Na duket cop-cop Shqipëria neve, na rreh syrin neve. Kanë të drejtën ata që thonë se Shqipëria është yll, kështu na e kanë bërë Shqipërinë. Yll na e kanë bërë Shqipërinë, po po ta shohësh është më keq se Ylli Baka.
Lerë si ju duket Shqipëria juve dhe mua, rëndësi ka si na paraqitet Shqipëria nga ministria e Propagandës. Nuk e di për ju, unë kam një shembull në kokë që them do funksionojë. E keni parasysh, Korenë e Veriut, Kim Jong-un, ashtu do na serviret Shqipëria neve, do thonë pastaj në lajme, nëpër portale: ‘Shqipëria mundi Italinë 20 me 0. Është ministri, do bëhet ligj tani 200% sukses në ekonominë e vendit. Është rritur ekononomia me 200%, Shqipëria destinacioni i preferuar turistik i të gjithë turistëve të huaj. Ka rënë në zero % numri i aksidenteve’. Ky komshiu im dje është përplas, të rreh syri ty, të rreh syri ty, na rreh syri ne, komshiun nuk e ka gjet gjë, nuk është përplas, nuk ka pasur aksidente.
Do dali edhe ndonjë lajm i tillë: ‘Beyonces i refuzohet pasaporta shqiptare se nuk plotësonte kriteret për një pasaportë të tillë. Vetëm Kim Kardashian e mori’. Edhe thonë pastaj që Shqipëria është vendi, ku Covid nuk ekziston se e tremb muzika në orën 11 e mbrapa. S’ka faj, se i mungon argëtimi do thoshte rinia. Tani që 3D është bërë ministri e veçantë, nuk na mbetet gjë tjetër, që të gjithë këtë Shqipëri që do na e propagandojnë, do na e servirin kaq bukur, kaq pasur do të themi:’Flini, flini dhe pafshi në ëndërr gjëllë pasanikësh’”, tha ndër të tjera Bes Kallaku./abcnews.al
Një grup turistësh përjetuan momente paniku në ujëvarën Mae Sa, në provincën Chiang Mai të Tajlandës, pasi një përmbytje e…
Sipas raportimit të emisionit El Larguero, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka filluar të qartësojë formacionin bazë për sezonin…
Moti me diell me paqëndrueshmëri të rastit gjatë këtyre ditëve po shndërrohet shpejt në një valë ekstreme të nxehti që…
Sot në pikën kufitare Tabanoc ka radhë të gjata automjetesh të drejtuara nga shtetas të huaj, të cilët presin për…
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron se qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme SMS me njoftime për kinse shkelje…
LSDM thotë se kryeministri Hristijan Mickoski, bënë gabime kur krahason 23 muaj me 84 muaj në ekonomi. Nga LSDM thonë…