Banorët e BBV po paguajnë me paratë e çmimit të madh disa takime me miqtë e tyre. Ndër të ftuarit ishte dhe Ermal Mamaqi, i cili zgjoi shumë reagime në rrjet. Biznesmeni ishte i ftuari i pare në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, që u nxor menjëherë pasi dha informacionet nga jashtë.
Ai komentoi me banorët se në sezonin e dytë të H.O.T do të ftojë Bora Zemanin, në rolin e partneres së Ilir Shaqirit. Lajmi u komentua nga Donaldi i cili sugjeroi që Bora të paguhej mirë.
None found
Siç duket, ngacmimet e Ermalit brenda shtëpisë iu kthyen mbrapsht nga fansat e Beatrixës.
Përmes një videoje në Tik Tok-un e tij Ermali sqaroi se gjithçka ishte në kuadër të shakasë dhe se fansat e çiftit të ri nuk kanë pse të revoltohen kur vetë Donaldi “u shkri” kur u përmend Bora.
“Duket që ky është emisioni super i suksesshëm,” – tha aktori, ndërsa shtoi se është bërë “nami” me mesazhe që i kanë ardhur për këtë situatë.
“As kur kam kënduar në fushatë për Berishën nuk kam marrë kaq shumë mallkime sa dje,” – tha Ermali.
Ai i ftoi fansat të qetësohen dhe të respektojnë mendimin e gjithkujt. Aktori përmendi se e ëma e tij është fanse e Donaldit, ndërsa ai mbështet miqtë e tij Arjolën dhe Ilirin. Meqë Arjola mori shtëpinë, Ermali tha se gjithë tifozerinë e bën për Ilirin.
@ermalmamaqiofficial Dje në Bigbrother – Ja e vërteta. Paqe miq.? #ermalmamaqiofficial #foryoupage #bigbrothervipalbania #viral ♬ original sound – Ermal Mamaqi
Situata e përmbytjeve në veri të Francës është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë planin e emergjencës në dhjetëra…
Një avion i vogël është rrëzuar pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Monterrey-t në Meksikë, duke përfunduar pranë një autostrade të frekuentuar…
Këtë të premte, Gjykata e Durrësit, ka shpallur moskompetencën lëndore për çështjen e Elisabeta Matajt, ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit,…
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vazhduar aksionin për rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonat përreth liqeneve akumuluese…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin…
Gjatë intervistimit të drejtoreshës së Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Muja Bajraktari, në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin…