showbiz

Produksioni e përzuri se përmendi Borën, Ermal Mamaqi iu bën thirrje fansave të Trixës që e paskan mallkuar (VIDEO)

Banorët e BBV po paguajnë me paratë e çmimit të madh disa takime me miqtë e tyre. Ndër të ftuarit ishte dhe Ermal Mamaqi, i cili zgjoi shumë reagime në rrjet. Biznesmeni ishte i ftuari i pare në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, që u nxor menjëherë pasi dha informacionet nga jashtë.

Ai komentoi me banorët se në sezonin e dytë të H.O.T do të ftojë Bora Zemanin, në rolin e partneres së Ilir Shaqirit. Lajmi u komentua nga Donaldi i cili sugjeroi që Bora të paguhej mirë.

Siç duket, ngacmimet e Ermalit brenda shtëpisë iu kthyen mbrapsht nga fansat e Beatrixës.

Përmes një videoje në Tik Tok-un e tij Ermali sqaroi se gjithçka ishte në kuadër të shakasë dhe se fansat e çiftit të ri nuk kanë pse të revoltohen kur vetë Donaldi “u shkri” kur u përmend Bora.

“Duket që ky është emisioni super i suksesshëm,” – tha aktori, ndërsa shtoi se është bërë “nami” me mesazhe që i kanë ardhur për këtë situatë.

“As kur kam kënduar në fushatë për Berishën nuk kam marrë kaq shumë mallkime sa dje,” – tha Ermali.

Ai i ftoi fansat të qetësohen dhe të respektojnë mendimin e gjithkujt. Aktori përmendi se e ëma e tij është fanse e Donaldit, ndërsa ai mbështet miqtë e tij Arjolën dhe Ilirin. Meqë Arjola mori shtëpinë, Ermali tha se gjithë tifozerinë e bën për Ilirin.

@ermalmamaqiofficial Dje në Bigbrother – Ja e vërteta. Paqe miq.? #ermalmamaqiofficial #foryoupage #bigbrothervipalbania #viral ♬ original sound – Ermal Mamaqi

të fundit

Incident në skenë/ Rrëzohet sopranoja Eva Golemi, dërgohet me urgjencë në spital, anulon shfaqjen e në TKOB të operas “Traviatta”

Mbrëmjen e premierës së Operas Traviatta në Teatrin e Operas, një incident ka ndodhur në skenën ku sopranoja e njohur…

21 minutes ago

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Identifikohet autori i dyshuar nga Vlora

Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në Salari të Tepelenës. Burimet bëjnë se ai është…

1 hour ago

Lëshohet urdhër arresti në Brazil për Ervin Matën/ Biznesmeni kërkohet edhe nga SPAK për trafikun e lëndëve narkotike

Gjykata e Lartë Federale, ka lëshuar një urdhër arresti për bisnesmenin shqiptar Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si…

1 hour ago

Jorida Tabaku: Shtrenjtimi i jetesës po e bën të pamundur mbijetesën e familjeve shqiptare

Ditën e sotme, përmes një videomesazhi të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku,…

2 hours ago

SPAK godet korrupsionin në ISHTI: Dy inspektorë nën masë sigurie për korrupsion

Në vijim të hetimeve të SPAK për një çështje penale të regjistruar ndaj 2 inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial…

2 hours ago

Lajm i mirë, ish-presidenti i Interit Masimo Morati del nga spitali dhe kthehet në shtëpi

Ish-presidenti i Interit, fitues i tripletës, ishte shtruar në spital për më shumë se një muaj, 32 ditë për të…

2 hours ago