Pas një jave të mbushur me dinamika të forta, debate të ashpra dhe një eliminim të papritur, “Ferma VIP” po bëhet gati për një tjetër natë të nxehtë televizive.
Së fundmi, faqja zyrtare e formatit ka publikuar në rrjetet sociale promon përmbledhëse të spektaklit të radhës, duke paralajmëruar zhvillime kyçe për rrugëtimin e banorëve.
None found
Në njoftimin e shpërndarë, theksohet se dalja e Adion Pukës dhe incidentet e bujshme të spektaklit të fundit kanë sjellë një tronditje të vërtetë brenda fermës.
Në qendër të vëmendjes mbetet padyshim Fabjola Elezaj, e cila pas fjalorit ofendues të përdorur pak ditë më parë, do të përballet me pasojat e veprimeve të saj.
Sipas promos, ajo ka marrë një masë disiplinore nga Agai, masë e cila rrezikon seriozisht qëndrimin e saj të mëtejshëm në garë.
Fati i Olës i është besuar plotësisht audiencës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i publikut nëpërmjet televotimit dhe se si ky verdikt do të ndryshojë balancat dhe dinamikat e bashkëjetesës në ditët në vazhdim.
Për të zbuluar të gjitha të pathënat dhe vendimin përfundimtar, spektakli do të transmetohet mbrëmjen e nesërme, në orën 21:00, në ekranin e Vizion Plus, si dhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në platformën YouTube.
Barcelona raportohet se i ka bërë të qartë trajnerit Hansi Flick që të qëndrojë larg çdo diskutimi rreth Jose Mourinhos,…
Jonathan OchicheJonathan Ochiche është futbollisti më i ri i Dinamos [...]Read More...
Mesazhe glorifikuese për kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mladiq, janë shfaqur në veri të Kosovës, në Zveçan. Fotografi të…
Në Velsen-Zuid të Holandës, portieri i Telstar, Ronald Koeman Jr, i cili është djali i trajnerit Ronald Koeman, shënoi dy…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mori masën administrative me gjobë dhe pezullim të aktivitetit për subjektin “Polyeco Albania” Sh.p.k…