showbiz

“Prisja një falje por s’e bëri”, Einxhel tregon si janë punët me Beniadën pas “BB VIP”

Einxhel Shkira ka sqaruar arsyen e prishjes së miqësisë me Beniada Nishanin. Dy ish banoret e “Big Brother” patën një afrimitet të madh brenda shtëpisë së famshme, por gjërat ndryshuan jashtë. Në një video në Youtube, Einxhel sqaron për ndjekësit se çfarë ndodhi kur dolën jashtë.

“Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje.

Të lidhura

None found

Nëna e saj u bë shkak për sherrin me Einxhel? Reagon për herë të parë Beniada (VIDEO) – Albeu.com

Aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të. Këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte.

Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda, nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka thënë Einxhel.

Ajo theksoi se aktualisht nuk mban kontakte me të, por shtoi se priste një falje nga modelja pasi ishte prekur shumë nga komentet që kishte lënë e ëma e saj nëpër rrjete sociale. Më tej ajo shtoi:

“Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje.

Nuk ma ka numrin…”/ Einxhel dhe Beniada nuk janë takuar më me njëra-tjetrën pas “BBV”?! | Top Albania Radio | It’s time

Kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të hesht, nga ana e saj ka pasur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë. Kjo do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim.”

të fundit

Kos: Futja e bullgarëve në Kushtetutë, detyrim i dakorduar nga RMV-ja dhe 27 shtetet e BE-së

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, thotë se Maqedonia duhet të bëjë ndryshime kushtetuese që do të përfshinin bullgarët…

50 seconds ago

Akuzohet se plagosi të atin e ish-bashkëjetueses, del sot para gjykatës daja i Zegjine Çaushit!

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Bledar Bakaj, 52 vjeç, i ndaluar tre ditë më parë si i dyshuar për…

4 minutes ago

Java e pestë e Superiores sjell duele të forta, nga beteja në Shkodër te përballjet vendimtare në kryeqytet dhe Rrogozhinë (NDESHJET)

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027Fundjava në “Abissnet Superiore” premton sërish spektakël, në përballjet e javës së 5-të [...]Read More...

4 minutes ago

Martial synon rikthimin në La Liga, heq dorë nga oferta milionëshe

Anthony Martial është pranë rikthimit në La Liga, me sulmuesin francez që raportohet se është në bisedime të avancuara me…

5 minutes ago

Zgjedhjet ruse pritet të ruajnë balancat, ndërsa Kremlini synon një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për Putinin

Zgjedhjet parlamentare në Rusi pritet të sjellin pak ndryshime në raportet e pushtetit, por për Kremlinin votimi ka rëndësi të…

5 minutes ago

LSDM kërkon respektimin e vendimit të Hagës dhe e cilëson të papërshtatshëm reagimin e Gashit

LSDM bëri thirrje për respektimin e vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër Hashim Thaçit…

14 minutes ago