Categories: showbiz

Prindërit e mi ishin pranë ndarjes”/ Selin tregon krizën pas “Big Brother”: Ndërhyra për t’i pajtuar

Gjatë një bisede në emisionin “Goca dhe Gra” për divorcin dhe perceptimin e shoqërisë ndaj grave të divorcuara, Selin Bollati ndau një histori personale lidhur me familjen e saj.

Të lidhura

None found

Ajo rrëfeu se pas pjesëmarrjes në “Big Brother” marrëdhënia mes prindërve të saj kaloi një periudhë shumë të vështirë, pasi vendimi për të marrë pjesë në program shkaktoi një përplasje që u shndërrua në një krisje serioze mes tyre.

“E kam përjetuar vetë. Vendimin për të hyrë në ‘Big Brother’ njëri prind e mbështeti, ndërsa tjetri jo. Askush nuk erdhi të më pyeste se përse e mora atë zgjedhje me miratimin e njërës palë dhe kundërshtimin e tjetrës. Megjithatë, kjo u kthye në një konflikt të brendshëm mes tyre”, tregoi Selin Bollati.

Pas pyetjes së Ori Nebijajt nëse bëhej fjalë për eksperiencën në “Big Brother”, Selin konfirmoi se pikërisht ajo kishte qenë shkaku i situatës.

“Po, për rastin e ‘Big Brother’-it. Unë e mora atë vendim me dakordësinë e të dy prindërve. Por, në fund, për njërin prej tyre ky rrugëtim nuk u përqafua, ndërsa për tjetrin ishte dëshira që unë të sfidoja veten dhe më dha lirinë ta çoja deri në fund”, shpjegoi ajo.

Sipas Selinës, tensionet nuk përfunduan bashkë me eksperiencën televizive. Përkundrazi, ato vazhduan edhe pas daljes së saj dhe ajo e konsideronte veten si shkaktaren e përplasjes së rëndë mes prindërve.

“Edhe pasi eksperienca përfundoi, krisja vazhdoi dhe arsyeja isha unë. Në një moment, prindërit e mi po kalonin një problem shumë serioz në marrëdhënien e tyre për shkakun tim. Kur situata ishte e tensionuar, ua kam rrëfyer shpesh edhe miqve të mi”, tha Bollati.

Kjo përvojë e bëri Selinën të mendojë për divorcin dhe ndikimin që mund të ketë një fëmijë në marrëdhënien e prindërve.

“Në një pikë u ndala dhe mendova se edhe divorci mund të shihet nga një kënd tjetër. Ndonjëherë fëmija mund të bëhet faktori që i çon prindërit drejt ndarjes. Por, duke u nisur nga rasti im, ai mund të ketë gjithashtu forcën për t’i bashkuar sërish”, u shpreh ajo.

Kur Orinda Huta e pyeti se çfarë po ndodhte në atë moment, Selin bëri të ditur se prindërit e saj tashmë janë bashkë.

“Sot prindërit e mi janë bashkë. E kam treguar edhe më herët këtë histori me publikun, sepse ishte rezultat i negociatave që bëra. E kuptova se problemi isha unë dhe vendosa të ndërhyja”, rrëfeu ajo.

E pyetur nëse kjo situatë e kishte rënduar, Selin u përgjigj se ajo e kishte ndier si një përgjegjësi të madhe.

“Është përgjegjësi, sepse nuk ka fëmijë që dëshiron ta shohë keq njërin prej prindërve”, përfundoi Selin Bollati.

të fundit

Zaimi: Shërbimet e urgjencës duhet të dyfishojnë kapacitetet dhe të përgatiten për epidemi të reja

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për planin e masave në rast emergjencash që lidhen jo vetëm me ndryshimet klimatike.…

9 seconds ago

Ish-siguruesi i OpenAI: Modelet e avancuara të IA-së mund të mashtrojnë testet e sigurisë

Një ish-drejtues sigurie i OpenAI, i cili dha dorëheqjen nga roli i tij këtë javë, paralajmëroi të shtunën se modelet…

19 seconds ago

Përmbytje të rënda pas reshjeve intensive në Katalonjë, dy viktima dhe një person i zhdukur

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në rajonin e Katalonjës…

7 minutes ago

Dogana ndalon në Merdare mallra të padeklaruara me vlerë rreth 10 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave të padeklaruara. Sipas njoftimit, në kuadër…

12 minutes ago

Real Madridi interesohet sërish për Kenan Yildizin, Juventusi kërkon 100 milionë euro

Real Madridi ka rikthyer interesimin për Kenan Yildiz, ndërsa Juventusi tashmë ka përcaktuar çmimin për talentin turk, i cili mund…

12 minutes ago

Mickoski: Rezervat e energjensëve garantojnë sezonin e ngrohjes në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është e përgatitur për sezonin e ardhshëm të ngrohjes dhe ka rezerva të mjaftueshme të energjensëve, edhe…

13 minutes ago