Princi i Uellsit, William, tregoi se në fëmijëri kishte menduar të bëhej polic, ndërsa më pas e kishte tërhequr ideja e një karriere si DJ.
Në “The Graham Norton Show” të BBC One, ai tha se puna e policit i dukej “mjaft interesant”, përpara se të ndryshonte dëshirë.
None found
William kishte menduar madje edhe emrin e tij artistik: “DJ Xara”, me shkronjën X. Me humor, ai pranoi se nuk kishte shumë talent për këtë punë dhe nuk ishte aq i zoti sa të luante muzikë në festat e shkollës.
Paraqitja e tij ishte një surprizë në këtë edicion të veçantë të emisionit, kushtuar Earthshot Prize. William e themeloi nismën në vitin 2020 për të mbështetur zgjidhje inovative për sfidat më të mëdha mjedisore në botë.
Bashkë me të në emision ishin aktorja Cate Blanchett, ambientalisti Robert Irwin dhe aktorja Hannah Waddingham, të gjithë të përfshirë në këtë nismë.
Rrëfimi për dëshirën e dikurshme për t’u bërë DJ solli një çast humori në bisedë dhe nxori në pah një anë më pak të njohur të princit.
Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish protestën studentore gjatë një adresimi në platformat sociale me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo. Ai…
Dhoma me lagështi, rrjedhje uji dhe probleme me ngrohjen apo kushtet e shkëlqyera për studentët? Konvikti i rinovuar “Stiv Naumov”…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur këtë të shtunë nëse do të marrë pjesë në protestën kombëtare të…
Bashkimi i forcave politike shqiptare në atë që njihet si “Koalicioni Shqiptar” në Serbi për zgjedhjet e 25 tetorit paraqitet…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK’së, Vlora Çitaku, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që në…