showbiz

Princi William në Monaco: Nga oqeanet varet jeta jonë

Princi William bëri një paraqitje të rëndësishme solo më 8 qershor në Monaco, duke theksuar gjithnjë e më shumë rolin e tij si një figurë diplomatike me ndikim global.

Në prag të Ditës Botërore të Oqeaneve, Princi i Uellsit e çoi misionin e tij mjedisor në një nivel ndërkombëtar, duke mbajtur një fjalim të fuqishëm në Forumit për Ekonominë Blu dhe Financat, përkrah liderëve botërorë dhe figurave mbretërore. Ai iu drejtua audiencës përkrah presidentit francez Emmanuel Macron, presidentit të Kosta Rikës Rodrigo Chaves Robles dhe mikpritësit, Princit Albert të Monakos.

Gjatë fjalës së tij, Princi 42-vjeçar bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për mbrojtjen e jetës detare:
“Jemi mbledhur këtu të bashkuar nga lidhja jonë e thellë me oqeanin dhe shqetësimi për të ardhmen e tij. Për shumë prej nesh, ai është vendi ku ruhen kujtimet më të lumtura… ku kemi zbuluar mrekullitë e natyrës… dhe nga ku kemi siguruar ushqimin e jetesën.”

Ai shtoi se, megjithëse shpesh ndjehet larg realitetit të përditshëm, oqeani është thelbësor për gjithë jetën në Tokë.

Kjo ngjarje shënon një moment kyç përgatitor për Konferencën e OKB-së për Oqeanet në vitin 2025, duke nënvizuar njëkohësisht edhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Princit William në skenën diplomatike ndërkombëtare.

të fundit

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 19 tetor

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor. Gashi nënshkroi Vendimin…

54 minutes ago

Dua Lipa shkëlqen në të bardha nga jugu i Shqipërisë, ndërsa vë pah linjat e theksuara të trupit

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e saj…

1 hour ago

Fluks në doganën e Morinës, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit

Edhe në fundjavën e dytë të gushtit në pikën e kalimit kufitar në Morin kishte fluks automjetesh e qytetarësh. Kanë…

1 hour ago

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…

Babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, Dukagjin Lipa, ka thyer heshtjen mbi fotografinë që bëri xhiron e rrjeteve…

2 hours ago

Ndikimi në rritje që Melania Trump ka në mendimin dhe vendimet e Donald

Me Presidentin Donald Trump që do të bëjë vizitën e tij të dytë shtetërore në Britani në mesin e shtatorit,…

2 hours ago

Italia dhe katër vende të tjera dënojnë planin e Izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës

Ministrat e Jashtëm të Italisë, Australisë, Gjermanisë, Zelandës së Re dhe Britanisë së Madhe kanë hedhur poshtë “fuqimisht” planet e…

2 hours ago