Me sa duket, nuk është gjithmonë rozë në pallatin (ose vilën) Sussex. Sipas burimeve për Page Six, princ Harry nuk po e përjeton mirë ekspozimin e fundit që Meghan Markle ka bërë në rrjetet sociale as për veten e tij, as për fëmijët e tyre.
Gjatë javës së kaluar, Meghan ka postuar disa video në Instagram ku shfaqen Harry dhe fëmijët, princesha Lilibet dhe princi Archie, duke kaluar kohë familjare në një fushë kungujsh, duke vrapuar në labirinte dhe duke gdhendur kunguj.
Në një tjetër moment viral, ajo publikoi një foto në Instagram ku shihej me Harry-n duke ndjekur një ndeshje basketbolli në stadiumin e Dodger-it.
“Ai është shumë i vetëdijshëm që ajo po e shfaq kudo dhe nuk është aspak i lumtur me këtë ekspozim,” tha burimi. “Harry-t nuk i pëlqejnë shfaqjet publike në rrjete sociale.”
Sipas të njëjtit burim, Harry nuk është aspak entuziast as për mënyrën si Meghan po lidh markën e saj të re me dasmën mbretërore. Produkti i fundit i saj, është një referencë e drejtpërdrejtë për datën e dasmës së tyre. Gjithashtu, disa javë më parë, ajo postoi një Reel nga Uashingtoni, ku u pa me një çantë blu e bardhë të personalizuar me mbishkrimin “Dukesha e Sussex”-it.
Sipas burimit, Harry e di shumë mirë që ky lloj ekspozimi s’është veprimi më i mirë i saj, madje e krahasoi me diçka “Fergie-esque”, duke iu referuar Sarah Ferguson, ish-bashkëshortes së princit Andrew, e njohur për mënyrën si kapitalizonte statusin e saj ish-mbretëror.
Burimi shton se “shkëlqimi ka filluar të zbehet” midis çiftit, gjë që mund të jetë e zakonshme në çdo lidhje afatgjatë, por në këtë rast situata është më e ndërlikuar.
“Harry ka ndryshuar tërësisht jetën për të,” tha ai. “Por është mësuar të jetë i dashur nga të gjithë.”
Tani, duket se ndodh e kundërta. Kur çifti u shfaq në ekranin gjigant të stadiumit gjatë ndeshjes së Dodgers, publiku reagoi me fishkëllima.
Për kujtesë, Meghan e mbylli llogarinë e saj në Instagram në vitin 2020, por u rikthye në fillim të këtij viti, në prag të lançimit të markës së saj të stilit të jetesës. Deri tani, reagimet kanë qenë të përziera: një pjesë e publikut e vlerëson si “Meghan autentike”, ndërsa të tjerë mendojnë se ajo po rikrijon versionin e “influencueses mbretërore” të vetes.
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…