Familjes mbretërore të Jordanisë i janë shtuar dy anëtarë të rinj. Princesha Iman, vajza e madhe e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, ka sjellë në jetë dy vajza binjake.
None found
Lajmi u njoftua të premten, më 14 gusht, nga Oborri Mbretëror Hashemit, i cili përcolli urimet për çiftin me rastin e lindjes së fëmijëve.
Në deklaratë, Oborri Mbretëror Hashemit i drejtoi urimet më të përzemërta Princeshës Iman, bashkëshortit të saj, si dhe prindërve të saj, Madhërisë së Tij Mbretit Abdullah II dhe Madhërisë së Saj Mbretëreshës Rania.
Princesha Iman është e martuar me Jamil Alexandros Thermiotis, i cili ka origjinë greke. Martesa e tyre u zhvillua në mars të vitit 2023, në Pallatin Beit Al Urdun në Aman.
Çifti u bë prindër për herë të parë në shkurt të vitit 2025, kur lindi vajza e tyre, Amina.
Iman është fëmija i dytë mes katër pasardhësve të Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania. Ajo ka vëllain e madh, Princin e Kurorës Hussein, motrën, Princeshë Salma, dhe vëllain më të vogël, Princin Hashem.
Pas lindjes së binjakeve, familja e Princeshës Iman dhe Jamil Thermiotis përbëhet tashmë nga pesë anëtarë.
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta…
Lojtari i ri i Getafes, Dani Carvajal, ka folur hapur rreth largimit të tij nga Real Madridi verën e këtij…
Ish- kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se në rastin e Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të…