Princesha Anne është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për tronditje dhe lëndime të lehta në kokë. Mediat e huaja raportojnë se motra e Mbretit Charles, ishte duke shëtitur me kalë në pronën e saj në Gatcombe Park në Gloucestershire kur u lëndua.
Shkaku i dëmtimit të saj në kokë është ende i pakonfirmuar. Princeshës iu dha ndihma e parë, përpara se të dërgohej në Spitalin Southmead në Bristol për analiza, trajtim dhe vëzhgim.
Bashkëshorti i Anne, zëvendësadmirali Sir Tim Laurence dhe fëmijët e saj, Zara Tindall e Peter Phillips, ishin të gjithë në pronë në kohën kur ajo u plagos. Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje. Vëllai i saj Mbreti Charles është informuar për incidentin dhe së bashku me të gjithë familjen mbretërore i dërgojnë urimet e tyre princeshës për një shërim të shpejtë.
Princesha Anne, së fundmi, ka qenë shumë e angazhuar në detyra duke qenë se Mbreti Charles për shkak të gjendjes shëndetësore ka anuluar pjesëmarrjen në evente të ndryshme.
Oprah Winfrey ka folur hapur për herë të parë mbi vendimin e saj për të ndërprerë përdorimin e ilaçeve GLP-1…
Einxhel Shkira dhe DJ Dagz vijojnë të jenë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, jo vetëm për…
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një drejtues mjeti ka humbur kontrollin…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij vjetore deklaroi se ky është me shumë gjasë fjalimi i tij…
Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Librazhd dhe në drejtimin e kundërt. Si pasojë,…
Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në ditën e parafundit të vitit, ka marrë vendimin që të shpërblejë punonjësit…