Princi i Uellsit, William i është rikthyer angazhimeve të enjten për herë të parë, që kur Kate Middleton zbuloi diagnozën e saj të kancerit duke shkaktuar një shok mediatik.
Ai vizitoi një organizatë bamirëse ushqimore në Surrey, për të shkuar më pas në një qendër rinore në Londrën perëndimore, shkruan CNN.
Kjo thuhet të jetë paraqitja e tij e parë publike për sa i përket angazhimeve të tij, që kur bashkëshortja njoftoi diagnozën përmes një video-mesazhi.
Princesha e Uellsit, Kate nuk ka kryer asnjë detyrë zyrtare që nga Krishtlindjet, njoftoi më 22 mars për diagnozën e saj të kancerit dhe se ka filluar me aplikimin e kimioterapisë parandaluese.
Sipas medieve britanike, në paraqitjen e tij më të fundit, Princi William premtoi se “do të kujdesej për Kate-in”. Gjatë vizitë në organizatën bamirëse ai shfrytëzoi rastin për të siguruar publikun se po bën çmos për t’u kujdesur për gruan e tij, Kate Middleton.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka surprizuar ndjekësit e saj me një ndryshim tërësisht të ri dhe…
Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në…
Meghan Markle ka ndarë detaje të reja dhe të panjohura më parë rreth marrëdhënies së saj me Princin Harry, përmes…
Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i…
Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të…
Ish-Shefi i Shtabit të IDF-së, trupat mbrojtëse të Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se djali i Gal, i cili u vra…