showbiz

Prezantuesi i emisionit del shqiptar, Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit britanik në radio

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është befasuar së fundmi me prezencën e një bashkëkombasi në një radiostacion në Skoci.

Më saktësisht ajo po jepte një intervistë në emisionin e mëngjesit në Capital FM të Skocisë, kur mësoi se një nga prezantuesit, i quajtur Fat (emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci) ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova.

Ai kishte një mënyrë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjen – me një përshëndetje në gjuhën shqipe.

“Mirëngjesi Rita, mirëse erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip me një “Mirëmëngjesi” të sajën.

E entuziazmuar nga kjo përvojë, Rita nuk ngurroi të shprehë çudinë dhe gëzimin e saj. “Është vërtet një çmenduri, më treguan para se të vija.

Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, tha këngëtarja në intervistën e saj.

Rita Ora ishte e ftuar në këtë radistacion për të promovuar këngën e saj të fundit, “Ask And You Shall Receive”, e cila së fundmi ka gjetur jehonë të gjerë në botën e muzikës.

Megjithëse udhëtimi i saj ka qenë i mbushur me arritje ndërkombëtare, duket se zemra e saj mbetet e lidhur ngushtë me rrënjët shqiptare, dhe momente si ky prezantimi në gjuhën amtare konfirmojnë këtë lidhje të veçantë me Kosovën.

Tags: Rita Ora

të fundit

Shqipëria ndër tre vendet më të pakënaqura në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë, kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në…

33 minutes ago

Truku japonez pesëminutësh: Ofron bark të sheshtë dhe më pak dhimbje shpine

Japonezët prej kohësh njihen për përkushtimin e tyre ndaj mirëqenies, duke balancuar spiritualitetin me kujdesin për trupin dhe duke treguar…

53 minutes ago

Arbër Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj… (VIDEO)

Këtë të enjte, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut.…

1 hour ago

Robbie Williams: T’u japësh fëmijëve celularë është si t’u japësh dr*gë

Robbie Williams ka zgjedhur të marrë një qëndrim të fortë kundër përdorimit të celularëve nga fëmijët, duke e krahasuar dhënien…

1 hour ago

Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen nga plazhi, merr vëmendje me bizhuteritë luksoze

Georgina Rodriguez, 31 vjeçe, ka publikuar një seri fotografish të nxehta në plazh, ku shfaqte stilin e saj elegant dhe…

2 hours ago

Gerta Gixhari feston ditëlindjen në Saint Tropez: Faleminderit jetës që luan me mua, që më bën më të fortë

Gerta Gixhari ka festuar ditëlindjen, këtë herë në një mënyrë më të veçantë, në Saint Tropez. Ish-banorja e Big Brother…

2 hours ago