Në shkurt të këtij viti, lajmi se Hueyda El Saied kishte prerë kaçurrelat që e karakterizonin u bë kryefjalë e mediave rozë, por askush dhe askund nuk u tha se në fakt artistja po luftonte me sëmundjen e tmerrshme që i mori jetën ditën e sotme.
Buzëqeshja në fytyrën e saj nuk e kishte tradhtuar në asnjë moment dhe të paktën në radhët e publikut që kishte memorizuar portretin e saj edhe pas shkëputjes nga ekrani, nuk e kishin dalluar asnjëherë problemin që ajo kishte me shëndetin.
“Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve të mi”, shkruante Hueyda krah fotos së saj të parë me flokët e shkurtër dhe sërish me buzëqeshjen që nuk i shqitej nga fytyra.
Por pasi po përballej me sëmundjen, nuk mund të anashkalonte as kritikat e dashamirësve të saj të shumë që i mungonin kaçurrelat e saj.
“Nëse do të kisha një shkop magjik e do të kisha mundësi të ndryshoja jetën time apo pamjen time të jeni të sigurt që nuk do të filloja nga flokët. Ju dua shumë, por ju lutem mos më bëni të menoj se për ju jam thjesht një top leshi kaçurrel”, u shpreh në atë kohë Hueyda, por askush nuk ia kuptoi hallin, deri më sot./albeu.com/
Dashi Dashuria: Ata që kanë takuar kohët e fundit një person të veçantë, tashmë do të fillojnë të ndiejnë fluturat…
Ushtria izraelite ka nisur të hedhë ndihma humanitare nga ajri në Gaza mbrwmjen e sotme. Burime palestineze konfirmuan se pakot…
Edhe në përpjekjen e fundit që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë…
Zjarri vijon aktiv në malin e Shashicës, ndërsa flakët vijojnë të përhapen. Situata po përshkalllëzon dhe zjarri po i afrohet…
Nazmi Liçi është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim për një grabitje në qytetin e…
Policia e Lezhës ka arrestuar një 75-vjeçar shqiptar nga Kosova pasi refuzoi t'i nënshtrohej testit të alkoolit. Sipas policisë, i…