Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar për ngacmim seksual, Oh Young-soo, aktori 79-vjeçar që fitoi Golden Globe për portretizimin e një konkurrenti në dramën e mbijetesës së Netflix “Squid Game”, shkruan Ny Times.
Young-Soo u shpall fajtor për përqafimin e papërshtatshëm të një aktoreje, mbajtjen e dorës dhe puthjen pa dëshirën e saj në vitin 2017. Ai u dënua me tetë muaj me kusht dhe u urdhërua të ndiqte 40 orë mësime për dhunën seksuale.
Prokurorët e akuzuan Young-Soo në vitin 2022, pasi një aktore, e cila nuk u identifikua, paraqiti një ankesë duke e akuzuar atë se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme. Në shumë raste në gusht dhe shtator 2017, Young Soo e kishte përqafuar gruan, i kishte mbajtur dorën, e kishte puthur në faqe dhe ishte shtrirë në dhomën e saj të marrë me qira, ku kishte bërë komente seksuale potencialisht të papërshtatshme.
Gjykatësi Jeong tha gjatë seancës se aktorja e ka ndarë me njerëz të tjerë këtë rast tronditës dhe e ka shkruajtur në ditar.
Disa muaj përpara se të akuzohej, Young See u bë koreano-jugori i parë që fitoi një Golden Globe, si aktori më i mirë për rolin e tij si Lojtari Nr. 001 në “Squid Game”, një dramë distopike për njerëzit që rrezikojnë jetën e tyre në një garë e fshehtë me shpresën për të fituar një pasuri.
Ai gjithashtu u nominua për një Emmy 2022 për performancën e tij në shfaqje, ende seriali më i ndjekur ndonjëherë në Netflix.
Papa Leo XIV ka diskutuar për situatën tragjike në Gaza në një takim me Presidentin izraelit Isaac Herzog të martën…
Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1,289-të, ndërsa liderët evropianë riafirmuan sot përkushtimin e tyre ndaj Kievin gjatë…
Ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Joz Marku, vazhdon të jetë i pranishëm në shumë ahengje familjare, ku shpesh krijon…
Autoritetet turke kanë anuluar një koncert të planifikuar nga këngëtari franko-algjerian Enrico Macias në Stamboll, duke përmendur kundërshtimin publik ndaj…
Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit, që pritet të çlirojë flukset e qarkullimit…
Shqipëria është dënuar me një nga gjobat më të rënda nga FIFA me 161,500 franga zvicerane (rreth 200,000 dollarë) për…