showbiz

Prej 9 vitesh në Itali, rrëfimi i Klaudia Pepës: Kishte paragjykime, por talenti më ka ndihmuar

Balerina e njohur Klaudia Pepa, prej 9 vitesh jeton në Itali, mirëpo fillimet e karrierës nuk kanë qenë aq të lehta, por me talentin e saj ka arritur të kapërcejë çdo pengesë.

Në një intervistë, Pepa ka thënë se karriera e saj në Itali nisi me “Amicin”, ndërsa tani përveç baletit, artistja shqiptare po eksperimenton dhe në fushën e aktrimit dhe prezantimit.

Gjithashtu, ajo shprehet se i pëlqen të jetojë në Itali, por nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit në Shqipëri.

Pyetje: Sa vite t’u bënë që jeton në Itali?

Klaudia Pepa: “Rreth 9 vite gjithsej”.

Pyetje: Si shkove në Itali?

Klaudia Pepa: “Shkova për të bërë audicionin e “Amcit” dhe aty pastaj filloi jeta ime deri tani”.

Pyetje: Sa i vështirë ka qenë integrimi në Itali?

Klaudia Pepa: “Ka qenë pak i vështirë edhe sepse në fillim nuk isha shumë e mbështetur, por që besoj se talenti më ka ndihmuar. Ndoshta ishte aq i fortë saqë njerëzit mendonin më shumë talentin dhe vlerësohesha për të se sa nga vija unë”.

Pyetje: A kishte paragjykime?

Klaudia Pepa: “Po, kishte paragjykime, por besoj se e kapërceva si periudhë dhe si fakt. Tani jam e stabilizuar mirë. Jemi duke bërë projekte shumë të bukura dhe përveç baletit jam duke eksperimentuar si prezantuese, si aktore, kam bërë disa filma, 3 filma deri tani: 2 filma në role të vogla dhe një tjetër si protagonist”.

Pyetje: Të mungon Shqipëria?

Klaudia Pepa: “Më mungon shumë, kthehem herë pas here në Shqipëri, shkoj dhe shpesh në jug me familjen timë në jug, para dy vitesh shkova dhe në mal, në Tropojë”.

Pyetje: A e sheh rikthimin në Shqipëri?

Klaudia Pepa: “Më pëlqen të jetoj në Itali, por do të doja shumë të bashkëpunoja në Shqipëri”.

të fundit

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”/ Berisha flet për betejat politike: Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Besoj ende se do rikthehem në pushtet

Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, ka folur politikën, sfidat, si edhe…

20 minutes ago

Defekt në tubacionin kyç të ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim

Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës,…

31 minutes ago

Aksident në Malësi të Madhe, kamionisti humb kontrollin, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti…

33 minutes ago

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër

Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë duke u…

1 hour ago

VIDEO/ “Një muaj pa ty”, Selvije Jao ndan PAMJE prekëse të Shpat Kasapit me të birin

Selvije Jao ka ndarë një video në rrjetet sociale, duke përkujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapi, i cili…

2 hours ago

Raporti i Kongresit Amerikan/ Noka: Projektligji synon forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nëpërmjet një postimi në facebook deklaron se projektligji amerikan “Western Balkans Democracy…

2 hours ago