showbiz

Pranoi në TV se është gay, bëhet “i gjallë” Klodi i BB: Përfundova në spital, as LGBT nuk më mbështeti (VIDEO)

Klodian Çela, ish-banori i “Big Brother 3” që tronditi opinionin shqiptar pasi pranoi homoseksualitetin për herë të parë në një spektakël, ka folur sot me sfidat pas kësaj deklarate.

Mes lotësh ai kujtoi kohën pasi doli nga “Big Brother” dhe vuajtjet e mos pranimit nga shoqëria.

“Dal dhe nuk gjej familjen time në shtëpinë ku kisha jetuar. Prindërit kishin shkuar të jetonin në shtëpi me qira në Durrës. Unë dola nga Big Brother dhe u përballa me atë situatë ku duhet t’iu jepja një mbështetje familjareve.

U mundova, po askush nuk e di se pas atij reality, kam qene 3 muaj në spital. U prish rehatia e familjes dhe s’ e prisja që njerëzit do ishin kaq të prapambetur dhe të mos më jepnin një mbështetje as institucionet. Me pak fjalë isha i vetëm. Shumë abuzuan e shumë shpifën në masë. Me vonë, nëna m’u sëmur dhe u kapa i papërgatitur”, tregoi i emocionuar ai në “Ftesë në 5”.

Sipas Klodit, asnjë nuk e mbështeti, madje as komuniteti LGBT.

“Më kërkuan diplomë për punë, ndërkohë që unë isha vetëm me diplomë gjimnazi”, tregoi ai.

Sot ai jeton dhe punon si drejtor imazhi për një kompani ndërkombëtare.

të fundit

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…

3 minutes ago

Përfshihet nga flakët makina në Gjirokastër, zjarrfikësit shuajnë flakët, shkrumbohet mjeti

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…

43 minutes ago

“Të gjithë kishin frikë nga gjithçka”/ Ermal Meta rrëfen për italianët jetën në diktaturë dhe Enver Hoxhën: Çdo lagje kishte spiunë!

Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…

1 hour ago

Breshër, rrugë të përmbytura dhe pemë mbi makina, një stuhi e fortë dhe e papritur godet Italinë

Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…

2 hours ago

Zjarr në një ndërtesë të amortizuar pranë bashkisë Elbasan, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi

Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…

2 hours ago

Policia Kufitare vijon kontrollet intesive në bregdet, bllokon 26 mjete lundruese nga Koman në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…

2 hours ago