Spektakli i humorit “Portokalli” nis sonte sezonin e 46-të në ekranin e Top Channel, duke rikthyer te publiku personazhe të njohura dhe figura të reja.
None found
Agron Llakaj rikthehet në drejtimin e teatrit të “Portokalli”, ku do të shfaqet jo vetëm si moderator, por edhe si aktor përmes disa prej roleve që janë dashur ndër vite nga publiku.
Llakaj e ka cilësuar rikthimin në program si një kënaqësi të veçantë, veçanërisht në ekranin që e konsideron shtëpinë e tij. Ai u shpreh se ishte i emocionuar të rikthehej përballë publikut, pasi nuk ishte shfaqur prej vitit 2020.
Në krah të tij në moderim do të jetë Kiara Tito, e cila premton një mënyrë të re komunikimi me spektatorët në sallë dhe shikuesit në ekran.
Kiara Tito tha se energjia e mirë mes saj dhe Agron Llakajt do të përcillet te publiku, ndërsa shprehu kënaqësinë për prezantimin me të, pasi e ka ndjekur që në fëmijëri.
Pas një periudhe të gjatë përgatitjesh, premiera e së premtes solli një program të pasur me surpriza, rikthime personazhesh pas shumë vitesh dhe karaktere të reja.
Aktori Erblin Bejko u shpreh se trupa e ndien më të madhe përgjegjësinë për të sjellë një sezon edhe më të fuqishëm, duke i garantuar publikut se nuk do të zhgënjehet.
Pjesë e trupës këtë sezon do të jetë edhe Albano Bogdo, i cili e përshkroi ardhjen në Top Channel dhe në “Portokalli” si një prej mbrëmjeve më emocionuese të jetës së tij.
Humori i spektaklit ndërtohet mbi situata komike dhe një satirë të përpunuar, të frymëzuar nga aktualiteti dhe zhvillimet dinamike në vend e më gjerë. Përmes tyre, programi synon të shkaktojë të qeshura, por edhe të nxisë reflektimin e publikut.
Sipas aktorit Gazmend Paja, aktualiteti mbetet një prej forcave kryesore të “Portokalli”-t, ndaj çdo rol duhet të jetë në përputhje me ngjarjet që ndodhin dhe të sjellë diçka të freskët.
Spektatorët që do ta ndjekin programin drejtpërdrejt në sallë do të kenë mundësi ta shijojnë çdo të premte në orën 19:00, ndërsa për teleshikuesit “Portokalli” do të transmetohet çdo të diel në orën 21:00 në Top Channel.
Ermal Krasniqi beson se Kosova ka cilësinë për ta mposhtur Austrinë në ndeshjen që zhvillohet sonte nga ora 18:00 në…
Franco Foda i ka besuar një formacioni 3-4-3 për ndeshjen ndaj Austrisë, me Amir Saipin në portë, Ron Raçin, Lumbardh…
Një vatër zjarri është regjistruar gjatë ditës së sotme në zonën e Zall-Herrit, brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Sipas…
Dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël është rrëzuar pranë qytetit Gundelsheim, në landin Baden-Württemberg, në jugperëndim…
Rreth 1.000 raste të reja të kancerit në gji regjistrohen në vit në vend, ndërsa në këtë moment rreth 7.000…
Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë ‘hakmarrjen’ ndaj Austrisë si dhe të mbajë shpresat gjallë për vendin e parë në…