Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka ndarë me fansat një problem shëndetësor që e shqetëson prej kohësh dhe është duke e penguar të vazhdojë të performojë projektet e reja në skenë.
Në një intervistë në KlanKosova, ajo tregoi se po vuan nga një problem serioz në qafë, i cili është pasojë e viteve të shumta të performancave energjike në skenë.
None found
“Kam pasur një lëndim në qafë prej vitesh për shkak të vallëzimeve të shumta që kam bërë në koncerte. Kam bërë trajtime, por fatkeqësisht nuk kanë dhënë rezultatet që prisja,” u shpreh këngëtarja.
Ajo është përkeqësyar në momentin që po përgatiteh të rikthehej me projektin e ri në skenë, gjatë kohës së provave me me valltarët dhimbja e qafës ju përkeqësua. Genta e prekur emocionalisht tregoi edhe se ndihet keq që nuk mundet të kërcejë dhe performojë si më parë pasi pasi vallëzimi dhe performanca janë pjesë e pandashme e identitetit të saj.
“Mendova se isha shëruar dhe nisa stërvitjet për skenë, por gjatë provave me valltarët, qafa më është lënduar sërish. Për këtë arsye vendosa të anuloj videoklipin që po përgatisja. Kam pasion vallëzimin, dhe ndjehem shumë keq që nuk mund ta bëj si më parë,” tha ajo.
Fansat e këngëtares shpresojnë që shumë shpejtë ajo do të kthehet me energji si më parë në skenë.
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…
Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…
Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…
Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…
Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. [...]…
Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…