“Oppenheimer”, i cili u shfaq premierë në kinematë botërore më 21 korrik 2023, bazohet në librin biografik fitues të çmimit “Pulitzer” të titulluar “American Prometheus: The Triumph and Tragedy of J. Robert Oppenheimer (Prometheu Amerikan: Triumfi dhe Tragjedia e J. Robert Oppenheimer)”.
Filmi i tejkaloi pritshmëritë e prodhuesve të filmit, duke fituar 82.4 milionë dollarë në arkën e fitimeve. Por me përjashtim të Japonisë. Në këtë shtet ende nuk ka një datë të publikimit për filmin, i cili ka të bëjë me krijimin e bombës atomike nga shkencëtari i Luftës së Dytë Botërore Robert Oppenheimer që u përdor për të shkatërruar qytetet Hiroshima dhe Nagasaki në Gusht 1945.
None found
Filmi ka të bëjë me krijimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më konkretisht, ai flet për J. Robert Oppenheimer, njeriun përgjegjës për bërjen e projektit Manhattan një sukses.
Më 9 Gusht të këtij viti, SHBA hodhi bomba atomike në këto dy qytete, duke shkaktuar qindra-mijëra të vdekur dhe pasoja te të prekurit. Shumica e qytetarëve thonë se nuk kishin dëgjuar për filmin, i cili nuk është reklamuar në Japoni. Por kur u pyetën nëse do të shikonin “Oppenheimer”, shumë qytetarë shprehën rezerva për të.
“Mendoj se do të ketë shumë njerëz që nuk do të duan ta shohin. Ka shumë njerëz, si familjet e viktimave, që do të ishin kritikë dhe nuk do të ishin dakord ta shfaqnin.”
Ka dhe nga ata të tjerë që janë të interesuar për ta parë atë.
“Unë mendoj se njerëzit janë ende të interesuar për filmin. Ndoshta të interesuar për perspektivën amerikane të gjithë kësaj.”
Oppenheimer u shfaq premierë në Paris më 11 Korrik në teatër në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar më 21 Korrik.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…