Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Lori Hoxha ka zbuluar mjaft detaje interesante nga “Big Brother VIP” e jo vetëm. Ajo nuk ngeli pa përmendur dhe edicionet e kaluara të “Big Brother”.
E pyetur se cilat janë episodet më të dashura nga “Big Brother” në Shqipëri, Lori veçoi marrëdhënien mes Bjordit dhe Adelës. Ajo e cilësoi si një një histori të dhimbshme po aq sa dhe të bukur dhe të vërtetë.
“Siç e thashë unë kam qenë shumë e vogël kur filloi “Big Brother”. Ka disa gjëra që më kanë ngelur në memorie edhe pse në atë kohë unë nuk e shihja shumë sepse kisha një moshë më të vogël dhe nuk më lejohej shumë. Unë mbaj mend më shumë se çdo gjë, marrëdhënien e Bjordit me Adelën. Ka qenë një histori e dhimbshme po aq sa e bukur dhe e vërtetë. Dhe kjo është ajo që më ka ngelur më shumë në memorie. Po ashtu vlerësoj shumë personazhet femra që ka pasur “Big Brother” ndër vite. Atë kohë mendoj se është dashur shumë guxim që ta marrësh si iniciativë. Dhe më vjen shumë mirë që është marrë përsipër nga vajzat që kanë qenë në “Big Brother” ndër vite. Kanë treguar shumë avancim.”
Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo…
Policia e Shtetit, ka njoftuar se gjatë kësaj jave që po mbyllim janë bllokuar 35 mjete lundruese. Aksioni për sigurinë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Bruksel për të zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von…
Ditën e sotme, në gjykatën e Korçës, pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit…
Një ngjarje e dhunshme u regjistrua në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku një 25-vjeçar plagosi rëndë një person gjatë…
Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, krimi mbetet ende i pazbuluar ndërsa qytetarët…