Moderatorja Arbana Osmani është një nga ato personazhe që nuk e ka problem të tregojë edhe komentet negative që merr. Së fundmi teksa po shijon pushimet në Itali, moderatorja Osmani ka ndarë në “Instagram” një foto të saj ku shfaqet mjaft elegante.
Ajo mbante veshur një këmishë ngjyrë lejla dhe një fund të zi me një të çarë në njërën këmbë. Veshjen e ka kombinuar me një palë sandale me taka, ngjyrë të zezë dhe me një çantë të vogël.
Dikush i ka komentuar veshjen dhe moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje, ndoshta edhe një mesazh pak ‘ironik’.
“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë dhe shqipen… pak nga pak po humbas respektin që kam patur me ty… mos harro je nënë e tre fëmijëve…”, i ka shkruar një ndjekëse.
“Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë. Të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i është përgjigjur Arbana.
Këtë koment, Arbana e ka postuar edhe në “Instastory” e krahas saj shkruan:
“Deri ‘sa fëmijë’ mund të veshësh çfarë të do qejfi?”.
Kapiteneria e Portit në Vlorë, ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, si pasojë e…
Ditën e sotme, Tirana u trondit për shkak se njëri nga futbollistët, Fredi Alvarez, humbi nga jeta vajzën e tij.…
Zhoze Murinjo, deklaroi para dy ditësh se e habiste fakti që klubet më të mira në botë drejtohen nga trajnerë…
Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe javën që po vjen, duke theksuar…
Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjete sociale, pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike,…
Ditën e sotme 24 Janar 2026, Partia Demokratike, do të dalë sërish në protestë në Tiranë, në një tubim që…