Categories: showbiz

Po e kthen në trend, vajza e Angelina Jolie shfaqet në tapetin e kuq me fustanin e nënës së saj (FOTO LAJM)

Angelina Jolie po preferon të ketë si shoqërues fëmijët e saj në premierat e filmit. Dhe jo vetëm kaq, por të bijat po “i vjedhin” stilin aktores, duke zgjedhur fustane nga dollapi i saj për paraqitjet në tapetin e kuq. Madje, e kthyen këtë gjë në trend dhe mos u çudisni kur të shihni më shumë fëmijë të famshmish të riciklojnë veshjet e prindërve.

Zahara veshi fustanin e argjendtë Elie Saab Haute Couture të aktores për premierën e “Eternals” në Los Aangeles, ndërsa Shiloh u shfaq me një version të përshtatur të një fustani ngjyrë bezhë Gabriela Hearst që Jolie kishte veshur së fundmi në Paris. Kjo e fundit preferoi sërish të zgjidhte një fustan të nënës së saj për premierën e Londrës.

Të lidhura

None found

Shiloh Jolie-Pitt u shfaq në Londër me fustanin bardh e zi Dior, që e ëma e e veshi në një konferencë për shtyp për “Maleficent: Mistress of Evil”, në vitin 2019.

Fustani origjinal i Jolie ishte me i gjatë dhe me rripa më të trashë. Ndërsa Shiloh e kishte ndryshuar duke e bërë më rinor dhe më të shkurtër.

Në sy ra edhe Vivienne, e cila kishte veshur të njëjtin fustan ngjyrë kremi që kishte në premierën e javës së kaluar. Kurse Zahara, e cila tërheq gjithmonë vëmendje me stilin e saj, këtë herë zgjodhi një fustan të verdhë.

Gjatë një konference për shtyp në fillim të kësaj jave, Jolie tha se i pëlqen kur fëmijët e saj huazojnë veshje nga gardëroba e saj, madje edhe fustanet që ajo i ka veshur në tapetet e kuq.

“Unë them: ‘O zot, vishe dhe do të të duket më bukur se unë! Merre, është radha jote’”, -tregoi ajo.

të fundit

Kallëzohet penalisht 37-vjeçari që kreu manovra të rrezikshme me motoçikletë në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup

Nga MPB bëjnë të ditur se lidhur me videon e publikuar më 10.10.2026 në disa portale dhe media elektronike, në…

7 minutes ago

NPB workers to protest outside the Supreme Court over withheld wages

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë paralajmëruar për sot protestë në orën 10:00 para Gjykatës Supreme në Prishtinë, në…

10 minutes ago

Independent Media Commission to hold meeting today, focusing on licenses and broadcasters’ violations

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) do të mbajë të hënën, më 12 tetor, mbledhjen e 12-të të radhës, në…

10 minutes ago

Kosovo Assembly Presidency to discuss formation of committee for RTK Board today

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 11:00, në rend dite edhe përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të…

11 minutes ago

Lek breaks global record against the euro over 10 years, strongest currency among 40 countries

Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euros gjatë dekadës së fundit, krahasuar me 40 monedhat kryesore globale…

13 minutes ago

Day 135 of protests against Rama as citizens continue their stand and call for the government’s resignation

Protesta qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, shënon sot ditën e 135-të radhazi. Pas më shumë se katër muajsh…

13 minutes ago