showbiz

Plas skandali! Gold AG fyen rëndë gazetarin: T’i q* robt, mos ta ni zanin kur t’foli unë

Një rrëmujë e madhe, tone të ashpra dhe gjuhë vulgare. Krejt këto ndodhën brenda një debati televiziv prej rreth një orë e gjysmë.

Tema? Patriotizmi dikur dhe sot, ishte titulluar nga autorët e emisionit.

Çka në të vërtetë u diskutua ishin fyerjet dhe ofendimet në studio.

Protagonist ishte këngëtari Arian Agushi e përball tij gazetari Vullnet Krasniqi. Duke diskutuar rreth një komenti të gazetarit Vullnet Krasniqi, ku ai i referohej Agushit si “debill këngëtar”, Agushi shfryu në drejtim të tij.

Pothuajse i tërë diskutimi e kishte zanafillën këtu.

“A po të qeshet. A i ke pa komentet, a ta ka rrokë lemza najkan te shpia. Të ngova, mos ta ni zanin kur t’foli unë”, i tha Agushi, Krasniqi.

Sipas Krasniqit, në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera e jo një oportunist, një artist me karrierë “të dështuar në Hip Hop”.

Derisa po fliste për aktivitetet e tij në muzikë dhe u përpoq të krijonte një lidhje mes patriotizmit e këngëve të tij, Agushi u përfshi sërish në një sherr që eskaloi me fyerje të rëndë ndaj gazetarit.

“Kam këngë patriotike për secilën ngjarje. Kam këngë për shembull me Kastriot Tushën për Ushtar Kavajën. Me shkrujtë në Google, Epopeja e Dukagjinit unë dal. Shkruje Epopeja e UÇK-së, unë dal”, tha Agushi.

Krasniqi ia preu shpejt me ironi.

“Kur ta shkrujsh Epopeja del ti a? Del ti, ti, ti, tani Adem Jashari”, i tha Krasniqi, Agushit.

“Jo, jo del kanga jem, mos fol palidhje, mos kce si speci në pasul. Trus bre qaty!”, tha ai, derisa u kap nga kamerat duke e ofenduar gazetarin nën zë: “Phu ta q**a.. robtë në p** t’i q***”.

Krejt kjo ndodhi në studio pa u vënë re nga moderatori Ermal Panduri.

Por, disa minuta më vonë pasi duket se u njoftua nga bashkëpunëtorët e tij, Panduri e pyeti direkt Agushin: “A e shajte me rob shpije a? Vullnetin?”.

Agushi e mohoi.

“Jo, këta jo, këta.. pse me shajtë”, u shpreh Gold AG.

të fundit

BIRN: Balluku dhe Veliaj para drejtësisë, rekord i ri në luftën kundër korrupsionit në 2025

Shqipëria përjetoi ngjarje të jashtëzakonshme gjatë vitit që po lëmë pas, përfshirë vendosjen para drejtësisë të dy prej politikanëve më…

51 seconds ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me…

19 minutes ago

Pasimi i Gjimshitit i solli 3 pikë Interit, trajneri: E përqafova sepse nuk i bën këto gabime

Berat Gjimshiti gaboi në ndeshjen me Interin, duke i dhuruar golin e fitores. I vetmi që u shënua erdhi në…

25 minutes ago

Vlora si në Mesjetë, qyteti prej 5 ditësh pa furnizim me ujë të pijshëm

Sot është disa e pestë ku qytetarët e Vlorës përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ditën e…

36 minutes ago

Azili i pleqve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 persona

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një…

52 minutes ago

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te…

1 hour ago