Mëngjesin e sotëm, në këtë ditë të veçantë festive, e ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë Sara Hoxha. Ajo ka rrëfyer si rrallëherë sfidat dhe rreziqet e emisionit më të ndjekur momentalisht me një shikueshmëri rekord, si dhe ka folur lidhur me marrëdhënien me Ledion Liçon.
Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar një sekret lidhur me rikthimin e Liços në televizion duke thënë se do të ndodhë brenda vitit 2022.
None found
“Unë mendoj që televizionit i mungon Ledioni, aq sa Ledionit i mungon televizioni. Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me “Top Albania Radio”, mendoj që është koha për rikthimin e tij në televizion dhe besoj se këtë vit do ta shikoni në televizion në “Top Channel”.- është shprehur ajo.
Ndërkohë, e pyetur nga moderatorët se si funksionojnë me ndarjen e mendimeve profesionale me Ledion Liçon, Sara është përgjigjur duke thënë se ai është një nga kritikët dhe vlerësuesit e saj më të mirë, por disa herë ndeshen me mendimet e tyre të ndryshme nga njeri-tjetri.
“Varet, ka momente që e di që dua të bëj gjënë time dhe mbase ai do të kishte mendim tjetër për ta bërë, ndaj nuk ia them fare dhe e shmang si gjë. Shumicën e rasteve normalisht se ai është më profesionist se unë dhe i marr mendim për shumë gjëra. Ndeshemi herë pas here, mendojmë njësoj herë të tjera, varet nga tematika.
Ai dhe Lori janë kritikët dhe vlerësuesit më të mirë.”-ka thënë ndër të tjera Sara
Nedim BajramiNedim Bajrami është futbollisti i ri i Al Taawoun [...]Read More...
Ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, beson se klubi anglez ende ka nevojë për përforcime të tjera para mbylljes së afatit…
Jay Clayton u betua sot si Drejtori i ri i Inteligjencës Kombëtare (DNI) të SHBA-së, pas një seance të stuhishme…
Me vetëm tri ditë deri në seancën konstituive, vëmendja mbetet te lëvizjet që pritet të ndërmarrin partitë politike. Ministrja në…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti se negociatat me Iranin janë duke vazhduar, duke theksuar se [...] Read More... The…
Për 65 ditë me radhë qytetarët vijojnë protestë kundër qeverisë, dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Një protestë si…