“Do ishte qesharake”- kjo është një frazë gjatë dëshmisë së personit të akuzuar për goditjen me celular në fytyrën e Bebe Rexhës teksa ajo performonte në një koncert në Manhattan.
“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha Nicolas Malvagna në dëshminë e tij, duke lënë të habitur hetuesit e çështjes.
27-vjeçari u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë. Bebe Rexha, ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur ai dyshohet se hodhi telefonin drejt saj. Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë.
Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku mori qepi pjesën e çarë të syrit. Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe në qepallë dhe shirit qepjeje në vetullën e saj.
Sara Kolami di gjithmonë si të befasojë ndjekësit e saj. Këtë herë, moderatorja e njohur ka bërë një transformim…
Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në…
Një plan i propozuar nga rrethi i presidentit amerikan, Donald Trump synon ndalimin e luftimeve në Ukrainë, me njohje të…
Një skandal është regjistruar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Lech Poznan dhe Yllit të Kuq të Beogradit, ku…
Një 12-vjeçar është transportuar në spital këtë të enjte, pasi u lëndua në kokë në Gjirin e Gramës. Uniformat blu…
Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti mori pjesë në protestën e mbajtur në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale.…