showbiz

Pirro Çako është pa qejf, Arilena Ara përgënjeshtron Gjebrean

Këngëtarëte njohur Pirro Çako dhe Arilena Ara, konkurruan në Festivalin e Këngës Magjike me duetin “Zero Gradë”, por u tërhoqën nga gara pak orë para finales, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Pas përhapjes së lajmit për tërheqjen nga Festivali të dy artistëve, reagoi producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, i cili deklaroi se Pirro Çako ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale.

Të lidhura

None found

Por, pas deklaratës së Ardit Gjebreas, ka reaguar edhe këngëtarja Arilena Ara, e cila ka thumbuar producentin.

Në një postim në “Instagram”, artistja falenderoi fansat, ndërsa thumboi Ardit Gjebrean, duke u shprehur se “urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë”.

“Përjetësisht falenderuese për kryeveprën që @pirrocako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.

Përjetësisht mirënjohëse JU! Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët! Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.

Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë. Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju”, shkroi Arilena Ara.

Dyshja ishin në duet së bashku dhe u përfolën si kandidatë fitues të Kënga Magjike.

Pak para nisjes së finales së Kënga Magjike, producenti Ardit Gjebrea, tha se i vinte keq që Pirro Çako nuk do ishte në Festival, pasi sipas tij, ishte sëmurë.

Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sillte rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës, sipas producentit.

“E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, tha ai.

Fituese e Festivalit u shpall këngëtarja Rozana Radi me “Akoma”, të cilën e performoi në duet me artistin grek Sany Dimitri.

 


të fundit

Macron after shootings near Paris: “A turning point for France, a racially motivated terrorist attack

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…

5 hours ago

Macron pas të shtënave pranë Parisit: “Një pikë kthese për Francën, sulm terrorist me motive raciste

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…

5 hours ago

Ronaldinho sërish në fushë në moshën 46-vjeçare, Ravenna cakton debutimin më 15 nëntor

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të debutojë si profesionist në moshën 46-vjeçare, duke luajtur për skuadrën italiane Ravenna, në…

6 hours ago

VIDEO/ Klidman Lilo shkëlqen me pritjet ndaj Leverkusenit, mediat greke mahniten nga 23-vjeçari

Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, debutoi mbrëmë në një kompeticion europian për klube [...]Read More...

6 hours ago

Horoskopi 24 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me…

6 hours ago

Protests in Tirana, Jim McGovern calls for an end to violence and for citizens to be heard

Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës…

6 hours ago