Categories: showbiz

Pilivesa që sheh përmes gjethes shpallet imazhi më i mirë i biodiversitetit

Një pilivesë me sy të mëdhenj, e fotografuar teksa vështron përmes hapjeve të një gjetheje, ka fituar konkursin vjetor të fotografisë të organizuar nga revistat shkencore BMC Zoology dhe BMC Ecology and Evolution.

Të lidhura

None found

Veprimtaria synon të evidentojë fotografitë që pasqyrojnë bukurinë dhe larminë e jetës në planet, ndërsa vë në pah edhe kontributin e studiuesve në njohjen dhe ruajtjen e natyrës.

Imazhi fitues mban titullin “Dritare mbi Ligatinat” dhe është shkrepur në Indi nga Sritam Kumar Sethy, student i Universitetit Berhampur. Përmes kësaj fotografie, ai kërkon të afrojë publikun me biodiversitetin e ujërave të ëmbla, një botë që shpesh mbetet në hije.

Përveç pamjes së veçantë, pilivesat kanë edhe një rol të rëndësishëm në ligatina, pasi janë grabitqare dhe përdoren gjerësisht si tregues të gjendjes së ekosistemeve.

Vendin e dytë e zuri fotografia e Ryan Wagner nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit. Në të shihen dy studentë që punojnë në terren gjatë një nate me shi pranë Portlandit, në Oregon, ndërsa i vendosin një bretkose transmetues radioje për të ndjekur lëvizjet e saj.

Victor Huertas, nga Universiteti James Cook në Australi, u shpall fitues në kategorinë “Marrëdhënie në Natyrë”. Fotografia e tij paraqet dy sepje gjigante australiane meshkuj në përballje për një femër.

Victor Huertas

Kategoria “Hulumtim në Veprim” iu dha Liam Brennan nga Universiteti i New Brunswick në Kanada. Ai fotografoi një grup studentësh universiteti që, nën dritën e hënës, po shqyrtonin popullatat vendase të peshqve në ujërat e cekëta pranë bregdetit të provincës.

Liam Brennan

Çmimin e parë në kategorinë “Mbrojtja e Planetit Tonë” e fitoi Allen Tian, studiues në Universitetin Queen’s, në Ontario të Kanadasë.

Ai përdori një dron për të realizuar një fotografi stereoskopike mbi Long Sault Parkway, në skajin perëndimor të rrugës ujore të lumit St. Lawrence. Pamja tregon pasojat mjedisore të ndërtimit të një dige në të kaluarën, por edhe rikuperimin ekologjik të mundshëm falë përpjekjeve për ruajtjen e natyrës.

Me këto imazhe, konkursi përcjell jo vetëm bukurinë e botës së egër, por edhe ndërthurjen e kërkimit shkencor me biodiversitetin dhe mbrojtjen e planetit. (Ansa)

të fundit

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

16 seconds ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

10 minutes ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

12 minutes ago

Juventus-Napoli përballen me 14 mungesa, lojtarët e padisponueshëm vlejnë afro 300 milionë euro

Juventusi dhe Napoli do të përballen në derbin e xhiros së dhjetë të Serie A të dielën, nga ora 20:45.…

12 minutes ago

“Marrëdhënia e krisur po shkon drejt fundit”/ Ilir Kulla: Veliaj u transferua në Fier pas përplasjes me Ramën për firmën e Bashkisë

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

15 minutes ago

Live me Luizin”/ Fero tregon se kur do të bëhej pjesë e “Big Brother

I ftuar këtë të premte në “Live me Luizin” ishte këngëtari i njohur Fero. [...]Read More...

19 minutes ago