Michael Douglas ka ndarë një detaj nga fillimet e lidhjes me Catherine Zeta-Jones, duke treguar se aktorja i kishte vënë një kusht të qartë për të vazhduar raportin: t’u jepte fund marrëdhënieve të tjera dhe t’i përkushtohej vetëm asaj.
Gjatë një interviste në “The Graham Norton Show”, aktori 82-vjeçar shpjegoi se në kohën kur nisi të takohej me aktoren ishte i divorcuar dhe kishte njëkohësisht lidhje me disa gra të tjera.
None found
“Kur po dilja me Catherine, ajo më tha: ‘Nëse do të jemi bashkë, duhet të rregullosh jetën tënde’. Isha i divorcuar dhe po dilja me gra të tjera në atë kohë, kështu që më duhej t’u telefonoja pesë grave për t’i dhënë fund marrëdhënieve”, rrëfeu Douglas.
Kjo ngjarje është përfshirë edhe në autobiografinë e tij me titull “One Helluva Ride”, e botuar më 6 tetor. Në libër, aktori kujton reagimin e Catherine kur mori vesh se ai duhej të kryente pesë telefonata për të mbyllur marrëdhëniet e mëparshme.
“Prit këtu, duhet të bëj pesë telefonata të shpejta”, i kishte thënë ai, ndërsa aktorja e kishte pyetur e habitur: “Pesë? A duhet të bësh pesë telefonata?”.
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones u njohën në vitin 1998, gjatë Festivalit të Filmit në Deauville të Francës. Aktori kishte mbetur i impresionuar nga bukuria dhe prania e saj në filmin “Maska e Zorros” dhe i kishte kërkuar publicistit të tij t’i organizonte një takim.
Gjatë takimit të parë, Douglas i kishte thënë aktores: “E di, unë do të jem babai i fëmijëve të tu”.
Marrëdhënia e tyre u kurorëzua me martesë në nëntor të vitit 2000, në hotelin Plaza në New York. Në gusht të po atij viti, çifti kishte mirëpritur djalin e tyre, Dylan, ndërsa vajza Carys erdhi në jetë në prill të vitit 2003.
Përpara se të niste lidhjen me Zeta-Jones, Douglas ishte ndarë nga bashkëshortja e tij e parë, Diandra Luker, në vitin 1995.
Milani po përgatitet për një afat kalimtar dimëror aktiv, me pronarin e klubit, Gerry Cardinale, që ka konfirmuar besimin te…
Italia u përfshi këtë të premte nga protesta masive në 70 qytete, në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe…
6.3 miliardë dollarë i janë grabitur gjigandit të kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. [...]Read More...
Portieri i kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, ka zbuluar se nuk mund ta përkulë plotësisht gishtin unazor të dorës së…
Izraeli përballet me një periudhë pasigurie politike pas zgjedhjeve parlamentare, pasi as kryeministri Benjamin Netanyahu dhe as opozita e drejtuar…
Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij kundër arabëve që jetojnë në…