showbiz

Përveç Vatikanit, ky është vendi i vetëm në botë që ndalon divorcin

Filipinet janë deri tani i vetmi vend në botë pas Vatikanit, nëse ky mund të merret si i tillë, ku divorci është ilegal, por kjo mund të ndryshojë së shpejti për 116 milionë banorët e tij, me një ligj që ndryshon traditën e vjetër.

Parlamenti i vendit me popullatën 80 përqind katolike, ka miratuar tashmë ligjin e liberalizimit të divorcit dhe masa pritet të kalohet në senat.

Të lidhura

None found

Prej më shumë se 500 vjetësh, qe kur spanjollët kolonizuan fillimisht Filipinet, vendi nuk ka lejuar çiftet të divorcohen dhe ata duket se kanë jetuar më së miri së bashku.

Por prej vitit 2018 politika ka nisur lëvizjet për ndryshim, duke thënë se kjo ‘nuk cënon doktrinat e shumicës katolike’.

Kisha katolike dhe politikanët anti-divorc e përshkruajnë nxitjen e politikës dhe aktivistëve pro-divorc si “irracionale dhe e pakuptueshme”.

“Nuk do të ketë më stabilitet në martesë me legalizimin e divorcit”, shprehet Gina Rama, anëtare e grupit katolik vendas “Bijat e Shën Paulit”.

“Betimet e martesës bëhen në emër të Zotit dhe premtimi solemn për të qëndruar bashkë në të mirë e në të keq, do të kthehet vetëm në një fjalë goje”.

Kisha katolike vendosi influencën e saj që prej kohës së kolonizimit në Filipine dhe ligjet e moralit të saj u thelluan fort në kulturën e ligjet vendase.

Kodi civil spanjoll i ndalonte filipinasit të divorcoheshin, sipas doktrinës katolike të ‘pamundësisë së shpërbëries së martesës’.

Pas marrjes së pavarësisë nga Spanja në 1898, filipinasit përshtatën legjislacionin kolonial amerikan ku përfshihej dhe liberalizimi i divorcit, por në 1935 vendi ra nën influencën e mbretërisë angleze ku asokohe kisha katolike kishte fuqinë për të ndaluar përsëri divorcin në 1950.

Në vitin 1977, ish presidenti Ferdinand Marcos Sr legalizoi divorcin vetëm për muslimanët, por jo për Protestantët, Budistët dhe besimet e tjera, shkruan rrjeti britanik The Independent.

Viktimat e abuzimit fizik dhe te tradhtisë bashkëshortore mund të merrnin ndarjen ligjore, por mbeteshin gjithsesi në kontratë martese me bashkëshortët e tyre.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr mbështeti ligjin e divorcit që kur erdhi në pushtet në 2022 edhe pse shtonte se kjo nuk do të ishte “diçka e thjeshtë si në vende të tjera”.

Tashmë duket se nxitja ndërkombëtare e miratimit të divorcit nuk mund të ndalet nga tradita vendase, edhe pse pritet që ligji të sfidohet në të gjitha gjykatat e vendit, shkruan The Independent.

të fundit

LSDM ngre dyshime për kontratën 13.2 milionë euro të EVN-së dhe lidhjet e rrjetit energjetik të Mickoskit

Nga LSDM sot kanë akuzuar qeverinë për një marrëveshje të re për matës të energjisë elektrike në vlerë rreth 13.2…

2 minutes ago

Protesta qytetare në ditën e 113-të, nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej” dhe kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Sot shënohet dita e113-të e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më pas…

2 minutes ago

Regional elections in Germany: CDU suffers setback while AfD leads in the east

Rezultate të vështira për partinë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në dy zgjedhje rajonale në Gjermani. [...] Read More... The…

18 minutes ago

Ukraine uses “Pelican” missile in Russia for the first time, Zelensky: We struck oil industry facilities

Ukraina ka përdorur për herë të parë raketën balistike të re “Pelican” (FP-7), gjatë një sulmi të gjerë gjatë natës…

18 minutes ago

Former KLA member Blerim Hashani dies

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Hashani.…

19 minutes ago

Abdixhiku: Identifying the victims in Zubin Potok is an important step toward uncovering the crimes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre shqiptarëve në Zubin…

20 minutes ago