Nuk kishte të bënte vetëm vdekja e saj e parakohshme: Diana ishte gruaja më e famshme në botë edhe kur ishte gjallë, kështu që nuk është se aksidenti me makinë e katapultoi atë në një nivel të ri ikonografie, ajo tashmë e kishte pushtuar fort atë hapësirë. Mendoj se është tragjedia e jetës së saj (e komplikuar, më vonë, edhe nga tragjedia e vdekjes së saj) është ajo që na prek më shumë.
Historia e Dianës pasqyron tragjeditë e jetës sonë. Ndonëse mund të mos jemi martuar me një princ tradhtar, shumë prej nesh mund ta kuptojnë se si është të jesh e pakënaqur apo e tradhtuar në një marrëdhënie. Dhe ndërsa mund të mos jetojmë në familjen mbretërore, shumë prej nesh e dinë se si është të ndihesh e mbërthyer në një situatë pa rrugëdalje. Ndoshta ne mund të mos jemi femra më e fotografuar në botë, por sërish shumë prej nesh luftojnë me pamjen e jashtme, disa deri në atë pikë sa të zhvillojnë një çrregullim të të ngrënit.
Princeshë Diana përfaqëson edhe ambicien tonë morale. Ndonëse mund të mos kemi ecur mbi tapete Hollywood-i, apo të mos kemi shtrënguar duart e viktimave të AIDS-it, apo të kemi vizituar jetimore anembanë botës, ne e dimë se si është të besosh në diçka. Mund të mos jemi rebeluar nga traditat e mbytura të familjes mbretërore, por shumë prej nesh e dinë se si është të rebelohesh kundër diçkaje të dalë mode (rregullave të familjes mbretërore).
Diana ishte një mishërim i dashurisë. Ajo i donte dëshpërimisht fëmijët e saj dhe gjithashtu e donte publikun. “Do të doja të isha mbretëresha e zemrave të njerëzve”, ka thënë ajo. Me interesin publik që ka arritur në një nivel tjetër, është e sigurt të thuhet se ajo e arriti dëshirën e saj.
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…