Categories: showbiz

Për’Puthen” nis kapitullin e shtatë me Heidi Bacin moderatore dhe konkurrentë të rinj nga Shqipëria e përtej

Një sezon i ri i emisionit të dashurisë “Për’Puthen” nis sot në ekranin e Top Channel, me një sërë risish dhe surprizash që synojnë ta mbajnë publikun të lidhur pas ekranit.

Të lidhura

None found

Heidi Baci do të jetë në drejtimin e programit, pas eksperiencës së saj në “Wake Up”. Në krah të saj do të jenë opinionistët Drini Zeqo dhe Erjola Doçi. Zeqo rikthehet në Top Channel pas 25 vitesh, ndërsa Doçi do ta ushtrojë këtë rol për herë të parë.

Autorësia e këtij edicioni i është besuar Ronaldo Sharkës, ndërsa ndryshimet do të shoqërojnë programin gjatë gjithë sezonit. Në ekran pritet të shfaqen karaktere të veçanta, të rinj që pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë shqiptare, personazhe që tejkalojnë pritshmëritë, si edhe pjesëmarrës të ardhur nga përtej kontinentit.

Episodi i parë do të sjellë prezantimin e tre konkurrentëve të rinj, të cilët do të përballen me disa zgjedhje të vështira.

Çfarë ka përgatitur “Për’Puthen” në këtë kapitull të ri do të zbulohet sot, në orën 18:15.

të fundit

Protesta kombëtare ndryshon kalendarin, FSHF zhvendos ndeshjen Tirana–Skënderbeu

Abissnet Superiore, FSHF Tirana dhe Skënderbeu do të përballen një ditë më para seç ishte parashikuar në axhendën e Superiores…

10 minutes ago

U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar këtë të hënën pas shkarkimit të saj…

14 minutes ago

Bezzecchi udhëheq triumfin e Aprilias në Katar dhe vendos rekord në MotoGP

Aprilia Racing e ka mbyllur fundjavën në Katar me një fitore dhe dy pilotë në podium. Marco Bezzecchi ishte protagonisti…

14 minutes ago

BYD prezanton Fang Cheng Bao Tai 9 me timon që paloset brenda panelit

Prodhuesi kinez BYD ka prezantuar modelin e ri Fang Cheng Bao Tai 9, një SUV hibrid me gjashtë ulëse, i…

14 minutes ago

Zelensky: Ukraine sank a Russian corvette in Libya with seven naval drones; a cargo ship was also hit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se Ukraina qëndron pas sulmit me dronë detarë ndaj një anije ushtarake ruse në…

15 minutes ago

VIDEO/ Selami Hasani killed in Fier, police surround the area! Footage from the scene

Mëngjesin e sotëm, një atentat me armë zjarri është regjistruar në lagjen “1 Maji” në Fier, ku ka mbetur i…

16 minutes ago