showbiz

Përplasja në “It Ends With Us”: Aktori mohon akuzat e Lively

Adam Mondschein, një nga aktorët e filmit “It Ends With Us”, ka reaguar pas deklaratave të Blake Lively, e cila pretendoi se një skenë lindjeje ishte xhiruar në mënyrë të papërshtatshme dhe joprofesionale. Lively shprehu pakënaqësi për faktin që një mik i regjisorit Justin Baldoni ishte përfshirë në një moment kaq intim, duke shtuar se ambienti ishte i parehatshëm dhe nuk ishin respektuar masat e zakonshme të mbrojtjes për aktorët.

Mondschein, i cili luante partnerin në skenë, reagoi përmes rrjeteve sociale duke mohuar çdo pretendim.

“Blake ishte e mbuluar plotësisht gjatë gjithë skenës. Ajo nuk shprehu asnjë shqetësim atë ditë, as gjatë e as pas xhirimeve,” u shpreh ai. Aktori shtoi se është i gatshëm të dëshmojë edhe në gjykatë nëse kërkohet.

Të lidhura

None found

Ky debat vjen në një kohë kur Blake Lively ka ngritur akuza serioze ndaj regjisorit Baldoni për ngacmim seksual dhe hakmarrje, ndërsa ai ka paraqitur një padi për shpifje dhe shantazh. Seanca gjyqësore pritet të mbahet në mars të vitit 2026.

të fundit

Ford paralajmëron rikthimin e Mustang Cobra-s në vitin 2027

Ford ka dhënë sinjalet e para për rikthimin e një prej emrave më të njohur në historinë e veturave sportive…

7 minutes ago

KGJK propozon që Presidentja të riemërojë 15 gjyqtarë me mandat të përhershëm

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do…

8 minutes ago

Rreth 10 milionë fëmijë në botë mund të përdorin substanca dopingu

Një problem shqetësues po merr përmasa të mëdha në sportin e të rinjve. Sipas një hulumtimi të transmetuesit publik gjerman…

12 minutes ago

Foshnja 11-muajshe u gjet e gjallë pasi babai dyshohet se e groposi në kafaz qeni në SHBA

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Karolinën e Jugut në SHBA, ku një foshnjë vetëm 11 muajshe është gjetur e…

13 minutes ago

Sunderlandi pritet të mbetet pa Xhakën për të paktën një muaj

Lëndimi i kapitenit Granit Xhaka ka shqetësuar drejtuesit e Sunderlandit pasi mesfushori mund të qëndrojë jashtë fushës për më shumë…

18 minutes ago

Armand Duka nderon Elseid Hysajn për 100 paraqitjet me Kombëtaren: medalje dhe kapelë simbolike për mbrojtësin kuqezi

Elseid Hysaj është shpërblyer ditën e sotme nga presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për 100 ndeshjet me…

18 minutes ago