Categories: showbiz

Përlotet Pirro Çako, zbulon për herë të parë historinë që fshihet pas këngës “Vendi im” të Elvana Gjatës

Nëse do të duhej të përmendnim një dyshe shumë të mirë dhe të suksesshme në industrinë e muzikës, padyshim që do thonim Elvana Gjata dhe Pirro Çako.

Pas albumit të parë ata erdhën me albumin tjetër “Çelu” i cili mban 7 këngë që në fakt vijnë si një formë drite dhe shprese për jetën.

Të lidhura

None found

Por si janë njohur ata të dy?

Mbrëmjen e djeshme, Elvana dhe Pirro ishin të ftuar në “Soiree” me Jonida Shehun dhe zbuluan se ka qenë Elvana ajo që e ka kontaktuar dhe gjithçka ka nisur nëpërmjet një bisede në telefon.

Ndërkaq Pirro ka treguar se me këngën “Vendi im” që Elvana e ka sjellë në bashkëpunim me motrën e saj Migena Gjata, ka një lidhje më të fortë dhe emocionale.

Pirro zbuloi i përlotur dhe i emocionuar se këtë këngë e ka shkruar para 30 vitesh dhe është një dedikim për babain e tij dhe gjithmonë që do e dëgjojë këtë këngë, do t’i kujtohet ai.

“Kjo këngë ka një histori 30-vjeçare. Notat e para, strofën e parë e kam hedhur para shumë vitesh, kur nuk jetoja në Shqipëri, por jetoja në Paris dhe në ato momente jetoja afër aeroportit. Ajo ishte periudha që mua më preku shumë. I shihja avionët teksa uleshin dhe ngriheshin kaq lehtë dhe unë nuk e kisha këtë mundësi që të takoja prindërit. Më merrte malli, sigurisht edhe për miqtë dhe të afërmit. Këtu nisi. Pas shumë vitesh kur unë humba babain, fillova të mendoja që t’i dedikoja diçka. Kisha shumë dëshirë. Këto 3 vite jam munduar shumë që të gjeja diçka, që unë të ndihem krenar për atë dedikim. Me thënë të drejtën nuk e kam gjetur dot akoma dhe shpresoj që ta gjej një ditë. Kjo këngë (“Vendi im”) brenda ka dhe një pjesë për atë, sepse sa herë që unë e pyesja, sidomos pas viteve ’90 kur gjërat ndryshuan dhe ai ishte një artist që sapo kishte dalë në pension, të vjen keq që qëlloi të jetosh këtu, por ai më thoshte që jo, jam krenar që jam artist i këtij vendi. Më mbeti kjo gjë në kokë. Kjo ishte një nga arsyet që më shtyu që unë të kthehesha në Shqipëri, sepse kisha nevojë që të kisha kontakt me të dhe t’i jepja një shtysë karrierës time  që ai të ndihej krenar që kishte një vazhdues. Kjo këngë (“Vendi im”) i dedikohet edhe atij, sepse unë e rikompozova. Mora atë strofë që ishte shkruar vite më parë dhe i dedikohej prindërve, malli për vendin tim. Në këtë moment e dëgjon Elvana. Ky është momenti që i them që kam shkruar diçka për babain tim në vazhdën e albumit, pa patur lidhje fare. Kjo e dëgjon këngën dhe thotë sa e bukur që është. Me kalimin e kohës zbulova që Elvana kishte dëshirë që ishte pjesë e kësaj kënge. Dhe më hodhi idenë që kishte ndërmend të bënte diçka me motrën, sepse e ajo kishte një histori të ngjashme”, është shprehur Pirro Çako.

Elvana ka treguar se në fakt kënga “Vendi im” është e preferuara e saj, madje shumë herë ka qarë me këtë këngë.

“Mund të them që është edhe e preferuara ime në fakt, se kam një dobësi shumë të madhe për këtë këngë. Thjesht kam qarë, jam rrënqethur. Në fakt unë as guxoja që t’ia thoja Pirros që do doja unë ta kisha këtë këngë, por e kuptoi Pirro vetë”, tha Elvana Gjata.

Më tej Pirro shtoi: “Pata një shkëndijë dhe i thash që Elvana kam besim që kjo këngë do të realizohet, por sa herë që do ta dëgjoj, sa herë që Migena dhe Elvana thonë vargjet e strofës së dytë, këto vajza, motra, imagjinojnë shohin njëra-tjetrën, mijëra njerëz do gjejnë veten e tyre, ndërsa unë do imagjinoj siluetën e babait tim që më shikon dhe e shikoj”

Elvana Gjata përfundoi duke thënë se në fakt  është një nder i madh për të dhe motrën e saj, Migena Gjata të këndojë këtë këngë.

të fundit

Të premten, Rama mbledh grupin parlamentar socialist dhe kabinetin; zbardhet mesazhi për deputetët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave. Mesazhi qe ju…

8 seconds ago

Andy Burnham emërohet kryeministër i Britanisë pas takimit me Mbretin Charles III në Buckingham

Andy Burnham është zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham.…

2 minutes ago

‘Më lini, mjaft!’/ Tronditje në Itali nga pamjet, 43-vjeçari ndërron jetë teksa e arrestojnë në Bolonjë

Një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë një arrestimi nga policia në Bolonjë, Itali, duke shkaktuar reagime dhe protesta në qytet.…

3 minutes ago

Trazirat studentore në Indi marrin përmasa të reja, ndërhyrje policore në Delhi

Tensionet janë rritur në Delhi, ku policia u ka kërkuar mijëra protestuesve studentë të ndërpresin grevën dhe të largohen nga…

3 minutes ago

Në moshën 19-vjeçare, Lamine Yamal ka prekur majat e futbollit, por disa trofe ende i shmangen

Spanja është kampione e botës për vitin 2026, pasi mposhti Argjentinën në finale dhe ngriti për herë të dytë në…

10 minutes ago

“Policia rrethon Kuvendin, deri kur do t’i shmangeni qytetarëve?”/ Kapri: Qeveria e ka humbur besimin, Shqipëria duhet të votojë para kohe

Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka mbajtur një fjalim kritik në seancën plenare, duke u ndalur te protestat e…

10 minutes ago