Aktori dhe autori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi, ka kaluar një nga betejat më të vështira me Covid-19, pasi është infektuar dy herë me virusin dhe prej gati 5 muajsh është në izolim.
Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, Lajçi u shpreh se disa nga simptomat e tij ishin ethe, temperaturë dhe niveli i oksigjenit që aktualisht ka shkuar deri në 50%.
Lajçi u shpreh se nëse do të ndahej nga jeta pengu i tij më i madh do të mbetej fakti që nuk ka mundur të vizitojë varrin e vajzës së ndjerë, Bubulinës, prej 5 muajsh. Ai lexoi edhe disa vargje, në mes të të cilave përpiqej të gjente ngushëllim për sëmundjen.
Ndërsa ishte duke lexuar aktori nuk mundi të mbante lotët, e bashkë me të as Bieta Sulo, e cila u prek shumë.
Kujtojmë se vajza e vetme e Çun Lajçit, ka humbur jetën rreth 4 vite më parë.
Vendi ynë po përballet me ditët më të nxehta të këtij viti, si pasojë e një vale të të nxehtit…
Kleana Xhuveli, kandidate në listën e mbyllur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, njoftoi se do të ushtrojë mandatin e deputetes,…
Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka shkaktuar panik gjatë natës në një nga diskotekat e njohura të…
Legjenda e muzikës rock, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, vetëm dy javë pas performancës së tij të…
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, u vendos që mandati t’i kalojë kandidates nga lista e mbyllur e këtij koalicioni,…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një thirrje urgjente për të parandaluar rikthimin në shkallë të gjerë të virusit…