showbiz

“Periudha më e vështirë dhe e trishtë e jetës sime”, pse fansat po e lidhin deklaratën e Hailey Bieber me Selenën

Hailey Bieber ka deklaruar sot në Instagram se këtë vit ka përjetuar disa nga momentet më të trishtuara dhe më të vështira të jetës së saj.

Në mënyrë indirekte, modelja duket se i referohej situatës së saj të fundit me Selena Gomez, pasi ajo shkruan se jeta nuk ka qenë e lehtë për të në muajt e fundit.

“Më pëlqen të bëj shaka për mënyrën se si ndihem sepse ndonjëherë është më e lehtë sesa të pranoj se po kaloj një periudhë të vështirë.

Por me të vërtetë që nga fillimi i vitit 2023, kam pasur disa nga momentet më të trishtuara, më të vështira që kam pasur ndonjëherë në jetën time dhe kam qenë e brishtë mendërisht dhe emocionalisht”, shkroi 26-vjeçarja.


Fansat filluan të spekulojnë se grindja shumëvjeçare mes saj dhe Selenës ishte rindezur në shkurt pasi Hailey postoi një video në TikTok që u interpretua sikur po tallej me trupin e Gomez.

Disa javë më vonë, ajo dhe Kylie Jenner u akuzuan se po talleshin me vetullat e Gomez në Instagram, por të dyja e mohuan këtë.

“Dhe unë e di që shumë njerëz të tjerë ndihen njësoj si ndihem unë, kështu që dijeni se nuk jeni vetëm. Thënë kjo, le të vazhdojmë të jemi aty për njëri-tjetrin. Le të jemi aty për të dashurit, miqtë, familjen dhe njerëzit që nuk i njohim. Le të jemi aty për njerëzit… le të vazhdojmë të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit edhe kur është e vështirë. Jemi më mirë bashkë”.- shkroi Hailey në një status të dytë.

Muajin e kaluar, Hailey i kërkoi Gomez-it që tu kërkonte fansave të saj të ndalonin së dërguari kërcënime me vdekje ndaj saj.

“Hailey dhe unë kemi diskutuar javët e fundit se si të kalojmë këtë histeri të vazhdueshme mes saj dhe meje. Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj. Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim.”-shkroi Selena në reagimin e saj publik.

të fundit

Bulqizë, qarkullonte me armë, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët (Emri)

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në një komunikatë…

7 minutes ago

RREGULLAT E REJA PËR ÇDO BANOR/ Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit!

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore,…

31 minutes ago

EMRI/ Hapte kapakët e pusetave dhe vidhte kabujt elektrikë të rrugëve, arrestohet hajduti në Durrës

Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Light” njofton se ka vënë në pranga shtetasin Amaraldo Vezi. NJOFTIMI Durrës /…

1 hour ago

VIDEO/ Momenti i veçantë kur Dua Lipa këndon në shqip këngën “Era” shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’

Në një nga momentet më prekëse dhe të paharrueshme të edicionit të pestë të “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa befasoi…

2 hours ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Cila shenjë do të zhgënjehet? Beqarët e kësaj shenje mund të…

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025 Dashi Sot do ndiheni më të çliruar dhe do keni kurajën të shprehni hapur…

2 hours ago

Kërkesa nga të huajt ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve në bregdet

Kërkesa për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare nga Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dhe Sarandë vazhdon të dominohet…

2 hours ago