Categories: showbiz

‘Për pak humbëm regjistrimin e Dr.Florit, u shokuam’. Aurela & Stine zbulojne sekretet e hitit

Nje super hit sapo ka dalë në tregun muzikor që risjell në vemendje të publikut Dr. Florin. Aurela Gaçe dhe Stine janë bërë bashkë për këtë produksion. Ata treguan eksluzive, gjatë intervistës në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi mënyrën se si u gjend regjistrimi i zërit të Florit dhe ideja e realizimit të këngës dhe videoklipit.

Stine rrëfen se kjo këngë është ideuar nga të dy dhe kishte ngelur në arkiv, duke pritur momentin e publikimit të saj.

“Ky ishte i vetmi regjistrim i plotë sepse unë kam pasur një problem me kompjuterin në ato vite dhe shumë materiale më kanë humbur. Po për fat të mirë audiot shpëtuan dhe një ndër ato audio ishte edhe vokali i doktorit”.

Stine tregon se e ka gjetur shumë më pas dhe ka mbetur i habitur sepse ishte i plotë. Sipas tij, mënyra më e mirë për ta sjellë ishte me Aurelën.  “SFL” ishte një këngë që duhet të vinte e para, madje para albumit të tij theksoi këngëtari.

Nga ana tjetër Aurela Gaçe u shpreh se ka shumë këngë nga Doktor Flori në krijimet e saj, por dhe se ka qenë një mik shumë i rrallë. Kur mësoi për këngën ajo ishte befasuar shumë .

“ Unë ngëla fare, u shtanga! I thashë “çfarë ti ke zërin e Florit këtu?””

Aurela tregoi se për tu bërë pjesa e tekstit të Stines, ky i fundit e ka krijuar duke dëgjuar Aurelën në live-t e saj në Tiranë, ndërsa më vonë kishte ardhur pjesa e tekstit të Aurelës. Për të sjellë këtë këngë këngëtarëve i është dashur gati 1 vit.

Por vërtet është zëri I Doktor Florit? Ishte kjo një pyetje dyshuese nga disa komentues në youtube, e cila beri qe kengetaret te reagonin çuditshëm, Aurela duke qeshur tha “si mund t’ju shkoj mendja” dhe Stine shtoi se “është dyshim momenti”.

“Ishte fati jonë që Nesti e kishte në kompjuter dhe më tha “kam zërin e Florit, por nuk e di a I shkon projektit tonë. Nuses së Florit I thame kemi një surprizë për ty,por morën njëherë nga ana artistike aprovimin e Albanit, duke qenë se është vet muzikant, producent. E aprovoi ai dhe pastaj ndryshoi komplet refreni”, tha Aurela.

të fundit

Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…

19 minutes ago

Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…

35 minutes ago

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…

50 minutes ago

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…

1 hour ago

Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…

2 hours ago

Rashford lavdëron Lamine Jamal-in: Eshtë i pabesueshëm, vetëm Ronaldo “Fenomeni” mund të krahasohet me të në moshën e tij…

Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…

2 hours ago